Ligji i Suksesit ishte pararendës i librit Mendo dhe Pasurohu nga Napoleon Hill. Hill ishte i njohur për Hulumtimet që ka bërë lidhur me dallimin e milionerëve dhe njerëzve të zakonshëm. Të gjashtëmbëdhjetë Mësimet në këtë libër në mënyrë të përkryer kristalizojnë çdo gjë që ju do të duhet të dini për të pasuar sukses gjatë këtyre kohërav të vështira ekonomike. Shumë nga librat që sot janë në shitje sa i përket vetë-ndihmës I kanë marë konceptet themelore nga ky libër. Sekreti, Fuqia e Mendimit Pozitiv, Milioneri, Ligji i Tërheqjes të gjithë i kanë marrë konceptet bazike nga kjo punë e jashtëzakonshme. Tani ju mund ti merni ato nga burimi. Njëherë që të lexoni këtë libër ju do të kuçtoni se çfarë ju jep disa njerëzve përparësinë të jenë mbi të tjerët. Duke i ndjekur këtë këshilla edhe ju do të jeni në majë. Është koha të ndaloni së menduari si si do të ishe të jeini I pasur dhe të filloni të dini. Ky libër ka ndryshuar shumë jetëra de mund të ndryshojë edhe jetën tuaj!
Dedikuar:
ANDREW CARNEGIE, që sugjeroi botimin e këtij kursi;
HENRY FORD, i cili u befasua nga ky kurs, që kishte në themel të tij 16 mësime për arritjen e suksesit, si dhe
Edwin C. BARNES, bashkëpunëtor me Thomas A. Edison-in, miqësia e ngushtë me të cilin gjatë një periudhe prej më shumë se pesëmbëdhjetë vjetësh, e ndihmoi autorin “për të vazhduar”
me analizimin e një larmie të madhe pasojash dhe humbjesh të përkohshme në këtë kurs.
“Kush tha se nuk mund të bëhet?
Çfarë fitoresh ka arritur në jetën e tij njeriu, që e bëjnë atë të aftë të gjykojë të tjerët”?
Napoleon Hill
Qëllimi i kursit të Ligjit të Suksesit është t’ju mundësojë të zbuloni, se si ju mund të bëheni më të aftë në profesionin a fushën tuaj. Nëpërmjet këtij kursi, ju do të arrini të analizoni veten dhe do të arrini të klasifikoni të gjitha cilësitë tuaja, në mënyrë që ju të mund t’i organizoni dhe të bëni më të mirën duke i përdorur ato. Ju ndoshta nuk e pëlqeni punën tuaj, por ekzistojnë dy mënyra se si mund të largoheni nga ajo punë. Njëra mënyrë është që të shfaqni pak interes në atë që jeni duke bërë, duke u dukur se po bëni mjaftueshëm për aq sa merrni. Shumë shpejt ju do ta gjeni një mënyrë për të dalë nga kjo gjendje, sepse kërkesat për shërbimet tuaja do të pushojnë. Mënyra tjetër dhe më e mira është duke e bërë veten tuaj aq të dobishme dhe efikase në atë që jeni duke bërë aktualisht, sa mund të tërhiqni vëmendjen e atyre që kanë fuqinë t’ju promovojnë në një punë më të përgjegjshme dhe e cila mund të jetë shumë më e pëlqyer për ju. Është privilegji juaj të bëni zgjedhjen tuaj për mënyrën si do të vazhdoni. Përsëri ju kujtoj rëndësinë e leksionit të nëntë të këtij kursi, nëpërmjet të cilit ju mund të mbroni veten nga kjo “mënyrë më e mirë” e promovimit të vetes suaj. Qindra njerëz u larguan nga miniera më e madhe e bakrit “Calumet” pa e zbuluar atë. Vetëm një njeri i vetmuar e përdori “imagjinatën” e tij, gërmoi vetëm pak metra poshtë në tokë, aty ku kishin gërmuar të tjerë para tij, investigoi dhe zbuloi depozitën më të madhe dhe të pasur të bakrit në botë. Ti edhe çdo person tjetër ecni, në një kohë ose një tjetër, mbi minierën tuaj “Calumet”. Zbulimi është një çështje e investigimit dhe e përdorimit të “imagjinatës”. Ky kurs në pesëmbëdhjetë ligje të suksesit mund t’ju udhëheqë në rrugën tuaj drejt minierës “Calumet” dhe ju mund të habiteni kur të zbuloni se keni qëndruar në këmbë mbi këtë minierë të pasur, në punën tuaj që kryeni çdo ditë. Në leksionin e tij “Acres of Diamonds”, Russell Conwell na tregon se ne nuk duhet të kërkojmë mundësi në distancë, por duhet t’i kërkojmë dhe mund t’i gjejmë aty ku ne po qëndrojmë! Kjo është një e vërtetë shumë e vlefshme për t’u mbajtur mend.