Para dy ditësh, reporterja e emisionit të mëngjesit në Tv Klan ka provokuar me ‘zhveshjen’ e saj para dy godinave të dy institucioneve të rëndësishme në Tiranë, Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë.
Po kush është reporterja e re emisionit “Aldo Morning Show”. Mësohet se ajo është aktore e re dhe emri i saj është Griselda Katirai. Ajo ka marrë pjesë në disa produksione filmike me metrazh të shkurtër, por që nuk ka bërë bujë në tregun e filmit shqiptar.
Duket që me ‘gjetjen’ e re, ajo tashmë është në ‘gojën’ e gjithë portaleve dhe rrjeteve sociale.
Në profilin e saj të Instagram, aktorja që aktualisht punon si reporterë në emisionin e mëngjesit, ka publikuar mjaft foto dhe video provokuese.
Ky bien në sy fotot me bikini pranë Rektoratit në Tiranë, po ashtu dhe fotot me armë, me gjasa gjatë seteve të xhirimit.
Aktorja e re, duket se nuk e ka problem të eksperimentojë dhe të tregojë anën e saj ndryshe, teksa gjatë muajve të fundit ajo ka qethur kokën zero, madje fotot dhe video me kokën si ‘vezë’ nuk ka nguruar t’i publikojë në rrjetet sociale.