• Today is: Wednesday, May 8, 2024

Zbulohet dokumenti, skenari i pandemisë globale i parashikuar shumë vite më parë?

fakti
May15/ 2020

Gazetari investigativ Harry Vox, gjatë një interviste në një televizion amerikan, zbulon dhe komenton mbi planet e skenarit pandemik të paraqitur nga fondacioni “Rockefeller”. E filmuar në vitin 2014, videoja është e vlefshme edhe sot, pasi po përballemi me një krizë aktuale pandemike, tani në vitin 2020.

Në dokument theksohet se autoritetet synojnë për një kontroll të plotë mbi popullsinë dhe një prej mjeteve kryesore është karantina, duke u bërë kështu pjesë e një bote të re në SHBA. Është një mënyrë e re për të vendosur rregulla.

“Na doli një sëmundje që u përhap rastësisht, si Ebola, dhe shikon që ndër të bardhët ka më shumë të mbijetuar dhe te njerëzit me ngjyrë më shumë viktima. Synimi i klasave të kontrollit është që të ketë qindra mijëra njerëz të infektuar, faza tjetër e kontrollit”.

Vox paraqiti një dokument nga fondacioni “Rockefeller”, “Skenari për të ardhmen e teknologjisë dhe zhvillimit ndërkombëtar”, i vitit 2010, në një prej temat të tij shkruhet “Hapat e mbylljes”, që përfshin të gjithë popullatën në SHBA.

Në një fragment të dokumentit të paraqitur nga Vox thuhet: “Një botë me kontroll më të rreptë të qeverisë nga poshtë-lart dhe udhëheqje më autoritare me risi të kufizuar dhe reagim në rritje të qytetarëve”.

Më tej shkruhet “Në vitin 2012, pandemia që bota kishte parashikuar për vite me radhë, goditi vendin. Ndryshe nga H1N1 e vitit 2009, ky virus i ri me origjinë nga patat e egra ishte jashtëzakonisht virulente dhe vdekjeprurëse. Madje edhe kombet e përgatitura për pandeminë nuk e kapërcyen shpejt, kur virusi u përhap në të gjithë globin, duke infektuar 20% të popullsisë dhe vrarë 8 milionë njerëz në 7 muaj, shumica e tyre të rinj të shëndetshëm. Pandemia pati një efekt shkatërrues edhe në ekonomi”.

Sipas gazetarit Vox, kjo është një axhendë e qartë kontrolli i popullsisë, duke shtruar pyetjen, si ka mundësi që ky skenar është realizuar në jetën reale?

Duke kthyer vëmendjen te dokumenti dhe duke theksuar se përmes efektit shkatërrues te njerëzit dhe ekonomia kërkohet një kontroll i plotë i botës. Sektori më i prekur do të jetë turizmi, pasi atyre nuk u intereson, sipas Vox, sepse nuk janë të përfshirë në të.

Sipas Vox, synimi i tyre është që njerëzit të rrinë gjithë kohë të mbërthyer pas televizorit komercial dhe të shikojnë ato çfarë ata thonë, sepse përmes këtij veprimi ata të rrëmbejnë shpirtin.

Sipas dokumentit, vendet afrikane, aziatike dhe ato amerikane do të jenë më të prekura. Por, edhe shtetet e zhvilluara do të përballen me sfida të forta. Në veçanti Kina, do të mundohet të mbyllë të gjitha kufijtë dhe do të bllokojë qytetarët në karantinë, duke shpëtuar milionë jetë njerëzish, shumë më herët se vendet e tjera. Për Vox, në dokumentin e “Rockefeller” vërehet se regjimi i egër kinez për përballimin e pandemisë duhet marrë shembull dhe nga vendet e tjera, dhe sipas tij, kapitalizmi amerikan e pëlqen autoritetin kinez, duke e përshtatur në një lloj demokracie moderne.

“Kina nuk është i vetmi vend që tregon autoritetin, por shumë vende treguan muskujt e autoritetit dhe diktuan rregulla të rrepta. Masat kryesore ishin mbajtja e maskave dhe matja e temperaturës së trupit në çdo ambient”. Sipas Vox, çdo lëvizje që do të bëjnë njerëzit do të jetë e kontrolluar. Në dokument theksohet se edhe pasi pandemia të jetë venitur, masat kontrolluese do të vijojnë ende.

Sipas Vox, njeriu është i mbaruar nëse jep lirinë për sigurinë.

Në një tjetër dokument, të vitit 2000, bie në sy fjala shpopullim, domethënë eliminimi i njerëzve për të përfituar sa më shumë prej synimit të interesave të tyre.

Sipas Vox, autoritetet duan të kenë gjithnjë e më shumë kontroll. Nuk duan që njerëzit të krijojnë mënyra të tjera jetese, të ngrihen, të protestojnë. Vox u bën thirrje popullsisë të ngrejë zërin, të organizohen, sepse vetëm të organizuar mund t’i mundim, pikërisht për faktin që janë të dobët kur janë në pakicë.