• Today is: Sunday, November 24, 2024

Audi prezanton A8-shin antiplumb

driton azemi
May14/ 2020

Por të mos shihej drita e kaltër LED nga lartë, ky Audi do të dukej si modeli standard A8 L, por ajo se çfarë ai përmban nën ‘lëkurë’, e bënë këtë kerr super special.
Ky version i quajtur ‘Security’ është antiplumb i klasit VR9 ndërsa xhamat të klasit 10.
Pesha e tij arrin në 3,875 kilogram për shkak të trupit të tij antiplumb si dhe pjesët ekstra të Audisë, transmeton KOHA.
Audi A8 L Security ka sistemin për fikje të zjarrit nga poshtë tij, mbrojtës të rrotave e mbrojtës të karburantit.
Për ta kthyer modelin standard të A8 L në Security, Audi-së i janë dashur 400 orë punë ekstra ndërsa është prodhuar në një fabrikë të dedikuar për të.
Të gjitha kerret anti-plumb të kësaj kompanie janë testuar nga autoritetet e sigurisë, për të testuar rezistencën e saj ndaj snajperëve, granatave e armëve automatike.
Në një ngjarje reale, ky kerr do të jetë në gjendje të largohet nga vendi i rrezikshëm edhe nëse i shpërthehen gomat, me një shpejtësi deri 80 kilometra në orë.
Derisa versioni ‘Security’ është i bazuar në modelin A8 L, fuqia e tij vjen nga modeli S8, i cili prodhon 563 kuajfuqi ndërsa bënë që ky kerr shpejtësinë nga 0 në 100 km/h ta arrij për 6.3 sekonda e atë maksimale, të limituar në mënyrë elektronike, në 210 km/h.
Audi këtë kerr fillimisht do ta ofrojë vetëm në Rusi për një çmim fillestar afër 750 mijë dollarë ndërsa thotë se pas porosisë, ai kërkon 3 deri 6 muaj për tu prodhuar dhe dorëzuar klientit.