1495 – Leonardo da Vinci fillon Darkën e Fundit – pikturë murale në sallën e ngrënies së manastirit Santa Maria, Milano – një nga pikturat më të famshme në botë, dhe një nga më të studiuarat, shqyrtuarat, dhe satirizuarat ndonjëherë. Piktura paraqet skenën e Darkës së Fundit të Jezusit me dishepujt e tij, ashtu siç është thënë në Ungjillin e Gjonit, 13:21. Piktura fikson pikërisht momentin kur Jezusi bën të ditur se një prej tyre do ta tradhtonte. Kritikët thonë se e veçantja e Darkës së Fundit është vetë Jezusi. Sipas një gojëdhëne, kur Da Vinci arriti tek tiparet e Jezusit, ai ishte pushtuar nga zemërimi dhe e kishte të pamundur të imagjinonte a të përqëndrohej; iu desh të harronte shkakun e zemërimit (një lloj mënyre kerkim ndjese), që t’i kthehej qetësia, dhe arriti të krijojë figurën e Jezusit siç njihet sot. Lind pyetja: Ç’është ndjesa, nëse jo çlirim nga mendimet shqetësuese (harresë) – prej nga rrjedh edhe shprehja ‘Harroje!’, që e lejon njeriun të ecë.
1664 – Veziri i madh Fazil Ahmed Pashë Kypriljoti (Qupriliu) sulmon 120,000 ushtarë pranë Danubit, gjatë fushatës për zgjerimin e perandorisë osmane në PerëndIm. Ai ishte anëtar i familjes së njohur Koprulu me prejardhje shqiptare, prej së cilës dolën 6 vezirë të mëdhenj (kryeministra) të Perandorisë Osmane. Fazil shërbeu si vezir i madh nga 1661-1676 pasi e trashëgoi titullin nga babai i tij, Mehmed Pashë Koprulu, themeluesi i familjes politike Koprulu. Ai u mbiquajt Fazil, që do të thotë “i ditur”, i njohur për dhe nxitjen e arsimit. Nga ana tjetër, thonë historianët, Fazil Qupriliu ishte brutal në luftë dhe udhëhoqi ushtrinë osmane në Luftën Austro – Turke (1663-1664).
1787 – SHBA, Sistemi konfederal nuk po jepte rezultat; pas 11 vjetësh, nga pavarësia. Vendi kishte mbetur i dobët ekonomikisht e ushtarakisht – Britania priste që një bashkim i tillë i ish-kolonive të saj të dështonte. Këtë ditë, delegatët u mbodhën në Filadelfia, Pensilvani, për të hartuar kushtetutën. Gjatë tre muajve të ardhshëm, ata shqyrtuan e debatuan mbi një seri kompromisesh. Në fund, Kongresit iu dhanë kompetenca të reja për të rregulluar ekonominë, monedhën, dhe mbrojtjen kombëtare, por dispozita për t’i dhënë qeverisë të drejtën e vetos mbi ligjet u refuzua. Me këmbënguljen e delegatëve nga shtetet jugore, Kongresit u mohuar fuqia për të kufizuar tregtinë e skllevërve, për 20 vjet. Sipas një plani (Kompromisi Konektikut ), përfaqësimi në Dhomën e Përfaqësuesve do të bazohej në numrin e popullsisë së një shteti, ndërsa çdo shtet, pavarësisht sa i vogël, do të jetë i garantuar për të patur dy senatorë në Senatin e ri. Deri në shtator, kompromiset përfundimtare u arritën, dhe erdhi koha për të votuar. Në Kuvend, çdo shtet – pa marrë parasysh numrin e delegatëve – kishte një votë dhe 39 nga 55 delegatët, mbështetën Kushtetutën e re. Pas një ceremonie nënshkrimi, më 17 shtator, shumica e delegatëve u mblodhën në një tavernë të qytetit, ku sipas George Washingtonit, “hëngrën së bashku dhe u ndanë përzemërsisht”.
1932 – Në Nju Jork zhvillohet parada me moton “Duam Birra!” – ishte periudha e ndalimit të pjeve alkoholike (1920 – 1933). Kritikët thonë se ky ndalimi çoi në pasoja të padëshiruara të tilla si shtimi i organizatave kriminale, duke përfshirë Mafian moderne amerikane.
1938 – Berlin, megjithëse nën tingujt e hymnit nazist, ekipi anglez i futbollit mundi ekipin gjerman me rezultatin 6 – 3. Në shtator 1939, rivaliteti anglo-gjerman kaloi nga fusha e futbollit në fushën e luftës, ku Gjermania gjithashtu humbi. Në dhjetor 1954. ndryshe nga viti 1938, ekipi gjerman shkoi në Londër si kampione e Botës, në një periudhë kur futbolli anglez ishte në rënie, dhe përsëri Gjermania humbi (jo aq thellë) 1 – 3, ndërsa tifozët britanikë këndonin “You’re Not Singing Anymore!”.
1948 – Izraeli shpall pavarësinë nga administrimi britanik.
1955 – Traktati i Varshavës nënshkruhet nga Bashkimi Sovjetik, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia dhe Rumania. Sot, me përjashtim të Bashkimit Soviteik, të gjitha këto vende janë anëtare të NATOs.
1968 – Qeveria e Çekoslovakisë shpall reformat liberalizuese nën Alexander Dubçekun – periudha u quajt Pranvera e Pragës.
2012 – Mjekësi; Shkencëtarët e Universitetit Stanford, SHBA, zhvillojnë prototipin e një syri Bionik. Kjo pajisje përfshin një implant të retinës me 24 elektroda që stimulojnë prodhimin e perceptimeve vizuale (të quajtur phosphenes) të cilat shfaqen si njolla drite. Syri bionik prototip është projektuar për të ndihmuar studiuesit për të mësuar më shumë se si truri interpreton informacionin nga stimulimi elektrik i syrit artificial. Raportimet nga pacientët i ndihmojnë shkencëtarët për të zhvilluar teknika stimuluese më të sofistikuara rreth përpunimit të shikimit për personat e verbër.