• Today is: Thursday, May 16, 2024

Ndalohen 20 mjekë serbë në pikën kufitare të Merdares

fakti
May14/ 2020

Njëzetë punonjës shëndetësorë serbë janë ndaluar të mërkurën në mbrëmje në pikën kufitare të Merdares, në përpjekje për të kaluar doganën. Pas lajmit për ndalimin e tyre, një reagim ka ardhur nga zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila e ka cilësuar veprimin si “praktikë ç’njerëzore”.

“Sot, pas disa ditësh të fushatës iracionale dhe histerike kundër punonjësve shëndetësorë serbë, Prishtina bëri të paimagjinueshëm, duke ndaluar një grup prej 20 mjekësh dhe infermierësh nga Serbia të hynin në Kosovë,”- thuhet në deklaratën e Qeverisë së Serbisë.

Komunikata e Qeverisë së Serbisë shton se mjekët që ishin nisur drejt Kosovës, janë të lindur dhe rritur në Kosovë. Gjithashtu zyra për Kosovën në qeverinë serbe ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të reagojnë me rreptësi.