• Today is: Monday, November 25, 2024

CIA: Kina kërcënoi OBSH-në, mos jepni alarmin për Koronavirusin

fakti
May14/ 2020

CIA në deklaratën më të fundit pretendon se Kina ka kërcënuar OBSH për të vonuar paralajmërimet publike për përhapjen e koronavirusit , pasi sëmundja u shpall pandemi globale.

Në janar kur virusi po përhapej në të gjithë botën, Kina po grumbullonte pajisje mjekësore nga vende të ndryshme të botës kur mendohet se është bërë edhe vonesa e pretenduar, raporton Newsweek .

Pretendimi agjensisë vijnë pasi më shumë se 82,000 amerikanë kanë vdekur nga virusi që u krijua në Wuhan, Kinë vitin e kaluar, dhe pretendimet ka të ngjarë të shkatërrojnë më tej marrëdhëniet e tensionuara midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Përmbajtja e dokumentit të CIA-s, të quajtur ‘KB-Kinë u konfirmua për Newsweek nga dy zyrtarë të inteligjencës amerikane.

Ky është raporti i dytë i inteligjencës që tregon se Kina ka kërcënuar OBSH-në për të minimizuar rreziqet e epidemies.

Kujtojmë se një raport i Der Spiegel tha se udhëheqësi kinez Xi Jinping bëri presion personalisht ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.