• Today is: Sunday, November 24, 2024

Në Itali shtyhet afati i lejeve të qëndrimit

fakti
May13/ 2020

Ambasada Shqiptare ne Rome ka dhene njoftimin per shtetasit shqiptare me leje qendrimi ne Itali duke theksuar se atyre qe u mbaron afati, do te perfitojne shtyrje deri ne daten 31 gusht si pasoje e pandemise nga COVID-19.

Njoftimi i Ambasades shqiptare ne Rome:

Njoftim mbi lejet e qëndrimit italiane të skaduara ose në skadim dhe mbi qëndrimin afatshkurtër në Itali gjatë emergjencës për shkak të COVID-19.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë, mbi bazën e komunikimit me autoritetet italiane lidhur me statusin juridik të shtetasve shqiptarë në Itali, njofton se lejet e qëndrimit që kanë skaduar ose skadojnë në periudhën 31 janar 2020 – 31 korrik 2020, do të ruajnë vlefshmërinë e tyre deri më 31 gusht 2020. Kjo periudhë kohore përkon me atë të gjendjes së emergjencës kombëtare për shkak të COVID-19.

Gjithashtu, konfirmohet se shtetasit shqiptarë që gjenden në Itali për qëndrim afatshkurtër (me vizë ose të përjashtuar nga detyrimi për t’u pajisur me vizë), por nuk mund të kthehen në vendin e origjinës për shkak të rrethanave objektive të forcës madhore (si mungesa e linjave lidhëse për transportin e njerëzve), mund të vijojnë përkohësisht qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme, pa përmbushur asnjë formalitet të mëtejshëm.

Qëndrimi në Itali përtej afateve të lejuara nuk do të dëmtojë statusin e tyre juridik, duke pasur gjithsesi parasysh detyrimin ligjor për t’u larguar menjëherë nga territori italian sapo pengesat aktuale të tejkalohen.