• Today is: Thursday, April 25, 2024

Mali i Zi vendos të hapë sezonin turistik

fakti
May13/ 2020

Mali i Zi ishte një ndër vendet që u prek më pak nga koronavirusi në rajon.

Ndonëse me numër të paktë rastesh, shteti i vogël fqinj ka vendosur që të mos humbasë kohë dhe të hapë sezonin turistik, pasi për disa ditë me radhë, nuk ka asnjë të regjistruar të infektuar nga Covid-19.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 176 mostra të tjera u analizuan deri pasdite, mes të cilave nuk pati raste të reja të infeksionit.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë nuk ka ndryshuar dhe arrin në 324 dhe numri i të shëruarve është 307.

Aktualisht, sipas informacionit zyrtar, janë tetë pacientë që po trajtohen me Covid-19.