• Today is: Sunday, November 24, 2024

Gjermania hap kufijtë me Austrinë

fakti
May13/ 2020

Plani gjerman është që kufijtë të hapen me vendet fqinje dhe se për këtë kancelarja gjermane ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin austriak Sebastian Kurc.

 

Gjermania ka për qëllim që të hap kufijtë me fqinjët që në fillim të qershorit, duke mos pritur rekomandimin e Komisionit Evropian që hapja e mundshme e kufijve të ndodhë më 15 qershor. Plani gjerman është që kufijtë të hapen me vendet fqinje dhe se për këtë kancelarja gjermane ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin austriak Sebastian Kurc.

Kabineti i kancelarit austriak ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve APA se është biseduar për këtë temë, por ai nuk ka dashur të jap detaje. Gjermania po përgatitet që të relaksojë masat nëpër kufij, ndërsa për këtë kancelarja gjermane ka prezantuar “planin në dy faza” para kolegëve të saj në Bundestag.

Një nga vendimet e para është se prej sot hapet kufiri gjermano – austriak por për banorët e zonave kufitare, dhe për ata që punojnë në të dyja anët e kufirit. Kjo mundësohet edhe përmes disa pikave më të vogla kufitare.

Kancelarja Merkel theksoi se kontrollet e detajuara kufitare do të vazhdojnë në afat të pacaktuar. Sipas saj, Qeveria do të shqyrtojë hapat e mëtejshëm për hapjen e kufijve. Komisioni Europian i ka kërkuar vendeve të zonës Schengen që të shtyjnë datën e hapjes së kufijve për udhëtimet jo të domosdoshme drejt BE-së edhe për 30 ditë të tjera, deri më 15 qershor.

“Teksa disa vende të BE kanë ndërmarrë hapa për të lehtësuar disa prej kufizimeve të vendosura për frenimin e përhapjes së pandemisë, situata është ende delikate si në Europë ashtu edhe në botë”, thuhej në deklaratën e Komisionit.