• Today is: Tuesday, May 7, 2024

Deputetët gjermanë dhe zviceranë kërkojnë rihapjen e kufirit të përbashkët

fakti
May11/ 2020

Anëtarët e parlamenteve gjermanë dhe zviceranë bënë sot thirrje për një heqje të shpejtë të kufizimeve të hyrje-daljeve mes dy vendeve.

“Kriza e koronavirusit i ka prekur njerëzit në rajonin kufitar Zvicër-Gjermani në shumë mënyra. Ndërsa lëvizja ndërkufitare e njerëzve është e kufizuar, ne jemi ndërgjegjësuar se sa ngushtë janë të lidhura dy vendet tona nga ana ekonomike, kulturore dhe shoqërore, veçanërisht në rajonet kufitare”, shkroi Felix Schreiner i Bundestag-ut dhe Celine Widmer e Këshillit Kombëtar, në një letër.

Qëllimi i tyre është kthimi i kufirit gjermano-zviceran në kushte normale sa më shpejt që të jetë e mundur duke marrë parasysh zhvillimin e mëtejshëm të pandemisë së koronavirusit.

Shumë politikanë gjermanë kanë folur në favor të rihapjes së shpejtë të kufijve drejt vendeve fqinje duke ruajtur standardet e sigurisë./Gazeta FAKTI