• Today is: Sunday, November 24, 2024

Historia e çuditshme e njeriut që nuk nderoi Hitlerin në publik

fakti
May11/ 2020

Jo te gjithe i binden regjimit!
Kjo fotografi u shkrep në vitin e largët 1936 me rastin e zbritjes në ujë të një anije në portin Hamburgut në prezence të Adolf Hitlerit. Njeriu që nuk është bindur të nderojë Hitlerin quhet August Landmesser. Në atë kohë ai ishte 25 vjeë, nje punetor i kantierit detar të Hamburgut. Në vitin 1935 ai ishte martuar me Irma Eckler, nje vajzë e re hebreje, 22 vjeçe, nga e cila kishte dy vajza. Ligjet racore të miratuara më 1935 nuk e njihnin më martesen mes tyre në regjistrin e gjendjes civile të Hamburgut: August u përjashtua nga partia naziste, ku ishte anëtarësuar në vitin 1931, më pas u arrestua bashke me gruan në  vitin1938 sepse kishte “çnderuar racën”. Të denuar të dy në kampe përqendrimi, ku ai u lirua në 1941 ndersa ajo vdiq në burg në 1942. Vajza u çua në një shtëpi të fëmisë. Ne vitin 1991 një nga vajzat e njohu babain e saj nga kjo foto.