„Më e udhës do të ishte që debati fillimisht të zhvillohet në Qeveri dhe tek pastaj të komunikohet për publikun e gjerë, por ja do të përmendi disa veprimtari të tipit të autoshkollave apo sporteve individuale , të cilët kanë më kak rrezik që të lirohen në fazën e dytë kalimtare”, sqaroi Osmani
Shkup, 11 maj/Gazeta FAKTI – Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në një emision të TV24 paralajmroi se nesër sigurisht që do të vendoset për zbutjen e masave, me kusht që nëse të dhënat nga terreni nuk janl dramtike.
„ Një analizë e bërë e Komisionit për sëmundje infektive tregoi disa aspekte se sa gjendja momentale e shifrave mund të krijojnë kushte për zbutjen e pjesërsihme të masave në disa segmente të caktuara dhe ky propozim i Komisionit nesër do të shqyrtohet në mbledhjen e Qeverisë. Nëse nuk pritet diçka e keqe, dramatike, në kuptimin e përkeqësimit të gjendjes së shifrave, unë pres që për segmente të caktuara të jetës që janë më me pak rrezik të lehtësohet funskionimi i tyre”, tha Osmani.
Ndër veprimtaritë që mund të kategorizohen në këtë grup, ai përmendi autoshkollat, sportet individuale etj.
„Më e udhës do të ishte që debati fillimisht të zhvillohet në Qeveri dhe tek pastaj të komunikohet për publikun e gjerë, por ja do të përmendi disa veprimtari të tipit të autoshkollave apo sporteve individuale , të cilët kanë më pak rrezik që të lirohen në fazën e dytë kalimtare, duke e marrë parasysh se Komsioni ka propozuar fazën e dytë dhe të tretë kalimtare, lirimin komplet të shumicës së sektorëve”, sqaroi Osmani.
Sa i përket çerdheve ai tha se për këtë ka debat dhe nevoitet vendimarrje e kujdesshme, duke u thirrur edhe në disa shkrime që i kishtre lexuar të cilat thoshin se rreziku i përhapjes së virusit nga fëmijët tek të riturit është i vogël dhe se hapjae çerdheve është e lidhur me ekonominë, gjegjësisht kur ato do të hapeshin prindërit do të ktheheshin në punë.
Edhe sa i përket restoranteve. zv.kryeministri Osmani tha se edhe mbi këtë çështje debati vazhdon. Ka propozime, gtha ai, që të punojnë vetëm verandat, por këtu ka qëndrime kontradiktore nga ata që ankohen se mund të punojnë vetëm restorantet e mëdha dhe ata që thonë se restorantet e vegjël që nuk kanë veranda, fare nuk mund të punojnë.