• Today is: Friday, April 26, 2024

Riaktivizohen “bombat” parazgjedhore

fakti
May11/ 2020

Që kur filluan të publikohen këto “bomba”, u dëshmua se ato u shndërruan në levë propagandistike në prag të zgjedhjeve. Me një propagandë të tillë, edhe Zaevi i fitoi zgjedhjet e 2016-tës, por tani këtë metodë po e përdorin edhe kundërshtarët e tij

Shkup, 11 maj/ Gazeta FAKTI – Në Maqedoni janë riaktivizuar të ashtuquajturat “bomba”, një mjet ky shantazhuar që u shpik fillimisht nga lideri aktual i LSDM-së, Zoran Zaev, por ai nuk e kishtre menduar se mund të vijë një dittë që mjhetet e tilla të përdoren edhe kundër tij.
Në prag të mbajtjes së takimit të liderëve tek Presidenti Pendarovski, që është paraparë për nesër, ku do të duhej të bisedohej për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, që ishin të paraprara për 12 prill, por për shkak të pandemisë globale ato u shtynë në një afat të pacaktuar, në disa media ditëve të fundit janë publikuar audio-materiale të përgjuara të liderëve të VMRO-së dhe LSDM-së.
Të shtunën  u publikuan katër audio-materiale të tilla për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, në të cilat ai dëgjohet teksa flet me një bashkëbisedues lidhur me PSP, pastaj lidhur me raste politike-gjyqësore të ndërlidhura me personat siç janë: Orce Kamçev, Zekir Bekiri Çaush, por edhe lidhur me zhvillimet në VMRO-DPMNE, Soros etj.
Këto audo regjistrime thuhet se janë nga viti 2016, para mbajtjes së zgjedhjeve të atëhershme parlamentare. Pas publikimit, vet lideri LSDM-së, Zoran Zaev, me stil sarkastik konfirmoi autenticitetin e këtyre materialeve, duke thënë se VMRO-DPMNE po i bën prromovim atij dhe partisë së tij.

Që kur filluan të publikohen këto “bomba”, u dëshmua se ato u shndërruan në levë propagandistike në prag të zgjedhjeve. Me një propagandë të tillë, edhe Zaevi i fitoi zgjedhjet e 2016-tës, por tani këtë metodë po e përdorin edhe kundërshtarët e tij.
Ende nuk dihet se kur do të mbahen zgjedhjet, por ajo që është e sigurt ka të bëjë me frikën që ka lideri i LSDM-së nga shtyerja e zgjedhjeve për në vjeshtë, për arsye se ai pretendon se deri atëherë mund t’i bie dukshëm rejtingu. Për këtë arsye ai po insiston që zgjedhjet parlamentare të mbahen në mesin e qershorit të këtij viti.