• Today is: Tuesday, December 10, 2024

NDRYSHIMI DRASTIK NË PESHË I ADELE, TRAJNERI I SAJ HEDH POSHTË HAMENDËSIMET

driton azemi
May11/ 2020

Transformimi i saj tanimë është vendosur në faqet e para të mediave rozë.
Adele ka ndryshuar rrënjësisht.Brenda pak kohësh ajo arriti që të humbasë plot 45 kilogramë dhe kjo gjë është përshëndetur nga shumë njerëz për vullnetin e hekurt të saj.
Në ditëlindjen e saj të 32, fotoja që ajo publikoi në Instagram me pamjen e re e Adele i ka suprizuar të gjithë ndjekësit.
Të shumtë kanë qenë njerëz që mendonin se Adele ka marrë masa drastike që të humbte peshë dhe këtu ata nënkuptonin, operacione plastike.
Por trajneri i këngëtares i ka hedhur poshtë këto hamendësime.
Sipas tij, Adele nuk i është nënshtruar asnjë operacioni, por gjithçka është arritur falë një diete të kufizuar me kalori dhe aktivitet fizik. Kësaj radhe, ajo ka arritur formën perfekte.