• Today is: Sunday, November 24, 2024

KONTRAVERZ NË MENDIME DHE IDE, JO PROFESIONALIZËM!

fakti
May11/ 2020

Komuniteti sportiv dhe ai i futbollit ka mangësi te debateve, te vlerave profesionale, te domenit të ekspertizës dhe të alternativave të reja organizative, në kushte dhe rethana të krijuara të pandemisë! Pa shkencë, pa vlera profesionale dhe pa konkluzione eksplicite pragmatike dhe te shtjelluara në detaje me hipoteza hulumtuese objektive, nuk mund te gjinden zgjidhje për rrethanat e krijuara, edhe më pak progres profesional, shoqëror dhe institucional!

 

Nga Fetah VELIU

Ne debatin sportiv, te Klan Kosova , Sport Show, nuk pame konkluzione profesionale, as ide dhe mendime eksplicite, te cilat perkojne me fillimin ose mos fillimin e kampionatit! Ta them te verteten, jam deshperuar teje shumê, nga deklaratat jo shume profesionale te mikrobilogut te njohur kosovar Lul Raka, i cili ne pyetjen, se a mundet te fillojne trajnimet ne grupe te vogla, doktori pergjigjet: Mundet ne grupe te trajnohen, vetem nga 3 dhe eventualisht ne raste individuale. Dhe doktori jep nje llogari hipotetike organizative 7×3 lojtar = 21 lojtar brenda nje periudhe kohore 7 oresh te qendroj nje ose dy trajnera te skuadres ne poligon, deshmon se doktori nuk qendron mire me organizimin e seancave trajnuese ne grupe te vogla dhe te metodologjise organizative te seancave trajnues ne futboll! Nese kesaj i shtohet edhe faza, ku iu eshte lejuar kompanive ndertimore dhe te tregtive te vogla qe te hapin aktivitetet, ku kemi me qindra punetor dhe frekuentues pa distance dhe qe operojne ne organizim te punes, kurse 21 akter, tubollista ne nje siperfaqe prej 7000m (700 m katror) nuk kane te drejte ne nje hapesire te madhe dhe ambient te hapur, te mos jene ne organizim te nje ndeshje futbolli!
Pastaj, deklaratat rreth marrjes se virusit Covid – 19 nga sportistet, te cilet kane kapacitet te madh te frymarrjes, dhe se virusi mund me lehtë te depertoj ne organet e mushkerive, eshte relative, pasi nese virusi gjindet i marrur nga individi dhe gjindet ne zgavrat e hundes , se rrugeve te frymarrjes, ato nese nuk kalojne per nje ore, do te kalojne pas 10 e ma shume oreve ne organet respiratore, mushkeritë, pra edhe kjo nuk perkon me pasjen dhe mos pasjen e virusit, pra virusi eshte i lokalizuar ne personin pranues! Pastaj, disa liga evropjane fillojne, ndersa liga e kosoves nuk ka kushte, edhe kjo eshte relevante, sa i perket konkluzioneve jo reale, per tu organizuar nje ndeshje futbolli, nese paraprakisht behen testet dhe zbatohen rregullat e parandalimit te infeksionit dhe te pandemise, e cila nga dita ne dite eshte ne ramje!

Pastaj, edhe konkluzionet e perfaqsuesit te federates, komisarit te garave z. Ejupi, jane konfuze dhe jo shume koncize dhe profesionale, kur thote: kupa do te luhet, ndersa kampionati jo! Pastaj, gjthnje sipas z. Ejupi, kjo, ajo skuader do te bjere, kjo apo ajo skuader do te shkoj ne garat evropjane, deshmi deklarative, qe te bindin se ne federat mungojne trupat profesionale , edhe keshilla dhe vendime profesionale, pa lene hipoteza dhe dilema!

Nuk dua te prezentoj interesat e njerit apo skuadres tjeter, te perfaqesuar ne studio nga perfaqesuesit perkates te klubeve, të cilet apriori ishin shume subjektiv, here keshtu, e here ashtu, gjithnje me dilema, jo parimor dhe prejudikues te qenit fitues dhe te shpallur ma te miret ne tavoline! A eshte kjo sportive dhe profesionale, pershtypja eshte se jemi shume subjektiv dhe larg parimeve te etikes sportive!

Askush nga panelistet, nuk e permenden, as qe u hape tema nga drejtuesit e programit, se çka do te ndodh nese kampionati nuk fillon dhe anulohet?! Nese pandemia ka shkaktuar demtimin e shendetit fizik te personat e infektuar, çka po ndodh me shendetin mental, i cili domton shume psikologjin e individit ne karantin, ndersa te profesionistet dhe sportistet dhe te futbollistet shkakton humbje te ndjenjave per marrje me sport, futboll, humbje te programeve neuromotorike, te automatizmit, dhe shif nga keto ndikime neuromotorike, sportistet dhe futbollistet mund te kene pasoja afatgjata, per tu kthye ne formen e tyre me te mire, para se me i nderpre aktivitetet, garat dhe mbetjes ne karantin per 4 ose 5 muaj!!! Prandaj, as efekti i skuadrave qe marrin pjese ne garat evropjane nuk do te jet i duhur dhe ne nivel e deshiruar të performances dhe te rezultateve!

Tani me, po dihen cilet jane pasojat shendetesore dhe ato ekonomike, por askush nuk e ka ngrit dilemen dhe tezen, se çka do te ndodh me nje komunitet shoqeror, arsimor, sportiv, kulturor dhe profesional, mos marrje me aktivitete organizative ditore, profesionale ne nje periudhe te gjate prej kater ose pese muaj!

Pandemia , mund te jet ende ne masa te vogla apo te mdhaja prezent ne popullaten kosovare, por detyra e institucioneve relevante dhe e eksperteve shendetesor dhe atyre profesional, eshte qe bashkarisht te nxerrin konkluzione dhe forma te reja , qe ne rrethana pandemike te zhvillojne aktivitetet organizative profesionale, duke gjete forma dhe regulla adapte, qe do te mundesojne minimizimin e perhapjes dhe prezences se pandemise!

Nje ashtu vlene edhe per komunitetin e sportit dhe futbollit, qe ne nivel ekspertash te gjinden forma dhe rregulla te zhvillimit te garave sportive, te kampionateve!

Por, kursesi, te mos gjinden zgjidhje, alternativa dhe forma te reja organizative profesionale ne rrethana pandemike qe te mos kete aktivitet, duke perfile kujdesin dhe masat adekuate ne parandalimin e infeksionit virusal! Pasi, pasojat e nje gjendje te tille pandemike, dhe sidomos te kohes se gjate te gjendurit ne izolim, karantin, pa organizim dhe aktivitete profesionale, pasojat , si ne shendetin fizik, e po ashtu edhe ne shendetin mental do te jene te mdhaja dhe afatgjate!

Ne kohe me pare kemi konstatu situaten pandemike dhe mundsite e gjetjes se formave te reja trajnuese , ne grupe te vogla, te kthimit te futbollisteve dhe stafit te tyre ne poligonet sportive, si dhe rregullat adapte mbrojtese, te cilat se bashku me realizimin te testeve, mundesojne edhe fillimin e kampionatit!

Pra, po shifet se te komuniteti sportiv dhe ai i futbollit ka mangesi te debateve, te vlerave profesionale, te domenit te ekspertizes dhe te alternativave te reja organizative , ne kushte dhe rethana te krijuara te pandemise!

Pa shkencë, pa vlera profesionale dhe pa konkluzione eksplicite pragmatike dhe te shtjelluara në detaje me hipoteza hulumtuese objektive, nuk mund te gjinden zgjidhje për rrethanat e krijuara, edhe më pak progres profesional, shoqëror dhe institucional!