• Today is: Friday, April 26, 2024

ARTI I XENIT DHE KORNIZA E SHTREMBËR E ANTIKOVIDIT

fakti
May09/ 2020

Shkëlzeni nëse e quan veten artist të përgjegjshëm dhe shembull si dhe kontribues të fushatës anti-Covid-19 duhet ta humbë edhe një pasdite dhe ta përsëritë edhe njëherë projektin duke respektuar ato masa penguese që në fakt janë shpëtuese të shëndetit publik. Vetë atëhere Shkëzen mund të të them faleminderit dhe urime Xeni.

 

Nga Gëzim MUÇOLLI/ Padovë

Pandemia e Covid-19 ua ka vështirësuar jetën njerëzve në gjithë globin si dhe në Kosovën tonë ku edhe politika e ka shtuar peshën e situatës me kontrastet rreth organizimit të masave mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit. Në hall të madh i ka vënë edhe këngëtarët të cilët përveq vokacionit dhe dedikimit të tyre në botën e artit , jetën dhe mirëqenien e tyre e sigurojnë duke marrë pjesë në ahengje shoqërore dhe familjare.
Edhe Shkëlzen Jetishi deshi ta shfrytëzojë një moment kur po shpresohet se mjekët dhe infermierët e angazhuar në vijë të parë po e fitojnë definitivisht luftën kundër pandemisë dhe efekteve të saj, të lansojë një këngë ,( megjithëse ende besoj se nuk kishte thjesht qëllime të marketingut personal artistik por) me qëllim falenderues dhe humanitar. Vendosja e skenës muzikore para Klinikës Infektive, aty ku përditë ishte arena e luftës per jetë a vdekje të pacientëve me coronavirusin që deri më tash ua mori jetën 28 kosovarëve, ndoshta ishte bërë që t’i jepte vulën e realitetit dhe aktualitetit, interpretimit të këngës kushtuar simbolikisht një infermiereje që mjekon dhe shjëron të sëmurët. “Të këndosh e të vallëzosh domethënë të jeni shumë mirë i edukuar, shkruante dikur filozofi Platoni (428-348 p.e.s.). Videoja e këngës paraqet Xenin duke kënduar bashkë me mjekë dhe infermierë.
E deri këtu nuk kishte keq asgjë. Po edhe e mira ka bisht. Realizimi i këngës si projekt artistik jo vetëm çalon por edhe dështon për të përcjellur mesazhin e rëndësishëm e të domosdoshëm , atë të respektimit të masave mbrojtëse dhe përcjelljes së këtij mesazhi te i gjithë publiku. Distanca sociale nuk ishte respektuar, duken vetëm nja katër mantelbardhë me maska të vëna në mënyrë korrekte, dhe pikërisht këtu prishet e tërë korniza pa u marrë aspak me vlera ideore dhe artistike si dhe kualitetin e tekstit dhe të këngës. Shkëlzeni nëse e quan veten artist të përgjegjshëm dhe shembull si dhe kontribues të fushatës anti-Covid-19 duhet ta humbë edhe një pasdite dhe ta përsëritë edhe njëherë projektin duke respektuar ato masa penguese që në fakt janë shpëtuese të shëndetit publik. Vetë atëhere Shkëzen mund të të them faleminderit dhe urime Xeni.

Xeni u kushton këngë mantelbardhëve, sjell “Infermieres sime ...