Janë disa erëra që vijnë në jetën tonë për të mjegulluar universin, për të krijuar errësirë e imponuar izolim shoqëror, vijnë me shumë të panjohura, por dhe largohen për ti lëshuar udhë jetës që të mund të vazhdoj të jetoj me besim që i jep fuqia restauruese e natyrës dhe paqa mendore.
Nga Dijana TOSKA
Takova sot një shoqe të fëmijëris në largësi qëndruam për shkak të pandemisë. Biseda ishte pesimiste e ftoftë sikurse distanca fizike, në krahasim me takimet e gjithëhershme që fillonin e mbaronin me përqafim si një formë e terapisë që takimeve e bisedave iu jep atë ngrohtësin e bukur shoqërore.
Të ndjesh frikë, ankth, pasiguri, mosbesim, vetem brenda nje momenti përballë dikujt që e do, ishte një dhimbje e papërshkruar, përballë një përqafimi të dhuruar i cili qenka më shumë sesa dukeshka në sipërfaqe, kujdes, dashuri, besim, vetëvlerësim, lumturi e shkencë në vete.
Sot, korona më vrau mrekullin e magjis së përqafimit dhe shtoi vuajtjen nga kjo e panjohur që sa do që do të rri mbi kokat tona, aq ma shumë do të na krijoj dhembshmëri dhe largim nga një gjuhë primare e komunikimit.
U bashkova pa fjalë me një Zot të heshtur. Buda, ky emër që ka kuptim, ndriçimin apo zgjuarjen. “ Kur përqafojmë ne dhurojmë vëmendje dhe përqëndrim, sepse në këtë formë ne jemi në gjendje të shërojmë, të kuptojmë dhe të përjetojmë më shumë lumturi“.
Me Bodi, kuptohet një njohje çliruese dhe fundamentale e një fakti për jetën, me të cilën vie edhe çlirimi prej vuajtjes, duke gjetur një rrugë të mesme për të ecur. Prandaj, përsa kohë që ne jemi shkaku përfundimtar i vështirësive tona, ne jemi gjithashtu edhe zgjidhja. Ne nuk mund të ndryshojmë gjërat që na ndodhin neve, por ne mund të ndryshojmë përgjigjet tona ndaj tyre, thonë budistët.
Janë disa erëra që vijnë në jetën tonë për të mjegulluar universin, për të krijuar errësirë e imponuar izolim shoqëror, vijnë me shumë të panjohura, por dhe largohen për ti lëshuar udhë jetës që të mund të vazhdoj të jetoj me besim që i jep fuqia restauruese e natyrës dhe paqa mendore.
Sot e ndjeva më shumë se kurrë poezin e Lasgush Poradecit,
Varg i thurrur vdekje e jetë,
Jetë e vdekje përqafuar.
Shkup, 8 maj