• Today is: Sunday, May 5, 2024

Nga 12 maji rihapen xhamitë në Maqedoni

fakti
May08/ 2020

Nga 12 maji 2020, e martë, në gjithë territorin e Maqedonisë do të rihapen xhamitë. Kështu ka vendosur Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut.

“Bashkësia Fetare Islame me shumë kujdes ndjek përmsimin e gjendjes shëndetësore në vend, uljen e numrit të të infektuarve nga virusi COVID-19 si dhe duke vlerësuar kërkesat e 13 Muftinive, të cilat janë të bazuara në kërkesat e xhemateve, dhe të indinjuar nga veprimet e pakujdesshme të KOM-it, që ka nxitë besimtarët islamë, Rijaseti i BFI-së, në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme të mbajtur më 07.05.2020 solli vendimin me sa vijon: Nga data 12 maj 2020, e martë, xhamitë do të jenë në shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive” shkruhet në vendimin e BFI-së. Në fund nga BFI shkruajnë se “shpresojnë që ky vendim i Rijasetit do të gjejë mirëkuptimin e organeve kompetente shtetërore. Po ashtu, Bashkësia Fetare Islame ka qenë i vetmi institucion fetar në vend, që publikisht ka kërkuar nga besimtarët islamë që t`u përmbahen rekomandimeve për ruajtjen e shendetit, edhe pse për këtë askush nga organet kompetente nuk dha ndonjë vlerësim pozitiv për BFI-në, por, përkundrazi disa qarqe të afërta me pushtetin, vazhdimisht e sulmonin BFI-në dhe kreun e saj” shkruhet në vendimin e sjellë sot”, thuhet në njoftimin e përcjellë përmes faqes zyrtare në Facebok të kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi.

I pyetur rreth vendimit të BFI-së për hapjen e xhamive për besimtarër më 12 maj, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani thotë për TV21 se për këtë gjë dje ka folur me BFI-në, ndërsa mëngjesin e sotëm ka diskutuar edhe me Komisionin për Sëmundje Infektive.

“Kam qenë gjatë gjithë ditës dje në komunikim me BFI-në, para dhe pas vendimit te tyre. Këtë sot në mëngjes e kam diskutuar me Komisionin për Sëmundje Infektive të cilët do ta shqyrtojnë vendimin. Do të vazhdojmë koordinimin me BFI edhe gjatë ditës për masat mbrojtese që duhet të merren” shprehet Osmani.