Prodhimtaria e përgjithshme e centraleve të biogasit arrin në 55 kilovat brenda vitit, dhe janë të ranguara në vendin e dytë për nga vëllimi i prodhimit, ndërkaq në vendin e parë janë 90 hidro centrale.
Shkup, 7 maj/ Gazeta FAKTI – Gjatë vitit 2019 janë shitur 10 milion euro energji elektrtike nga biogasi. Burimi kryesor i kësaj energjie janë plehërat e stallave të bagëtive, kurse prodhues janë centralet e biogasit të Kombinatit bujqësor Pellagonija të Manastirit, si dhe të fermave Vezë Sharri dhe Leker nga Tetova.
Këto centrale prodhojnë energji të gjelbër prej burimeve të rinovueshme, krysisht nga përpunimi i mbetjeve organike të bagëtive.
„Pellagonija Enerxhi“ dhe „Elektro Sharr“ vitin e kaluar kanë fituar 610,14 milion denarë , ndërkohë që investimet pritet të kthehen pas katër viteve. Vlera e përgjithshme e energjisë së shitur arrinë në 2,2 miliardë denarë që nga viti 2016 deri sot që kur kanë filluar të punojnë këto centrale. Prodhimtaria e përgjithshme e centraleve të biogasit arrin në 55 kilovat brenda vitit, dhe janë të ranguara në vendin e dytë për nga vëllimi i prodhimit, ndërkaq në vendin e parë janë 90 hidro centrale.
Nga 1 janari i këtij viti kapaciteti prodhues është rritur për 13 megavat dhe parashikohet që kurba e prodhimit të shkojë duke u rritur në vitet në vazhdim.