Sipas njoftimeve të CNN-it, analizat gjenetike të studiuesve britanikë për virusin e COVID-19 të marrë nga 7600 pacientë në mbarë botën, tregojnë se koronavirusi i ri ka filluar përhapjen në përmasë globale që nga fundi i vitit të kaluar dhe është përhapur shpejt pas infeksionit të parë.
Anëtari i Institutit të Gjenetikës pranë Universitetit të Kolegjit të Londrës François Balloux i tha CNN-it se virusi po përjeton ndryshim, por kjo nuk do të thotë se po përkeqësohet. Raporti studimor i ekipit të tij u publikua në revistën profesionale “Infection, Genetics and Evolution”.
Në raport ndër të tjera shkruhet: “Rezultatet tona janë në përputhje me parashikimet e mëparshme. Të gjitha renditjet gjenetike të gjetura para fundit të 2019-s kanë të njëjtin paraardhës. Kjo vërteton se pikërisht në këtë fazë, koronavirusi gjeti mbartës njerëzor”.
“Kemi bindjen se hyrja e virusit te mbartësi njerëzor ndodhi në fund të vitit të kaluar”, shtoi z. Balloux.
Sipas CNN-it, kjo vërteton se virusi ishte përhapur në vendet perëndimore para raportimit zyrtar.