Kryetari Shaip Kamberi njoftoi se u aprovua propozimi për përdorimin e 200.000 eurove të cilat erdhën donacion nga Qeveria e Kosovës. Ku do të shfrytzohen dhe si..
Njoftimi i plotë i Kamberit pa ndërhyrje:
Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet këtij donacioni, Komunës së Bujanocit dhe banorëve të sajë i ka mundësuar:
• Blerjen e një autoambulance të përgaditur me të gjitha paisjet e nevojshme për transportimin sa më të sigurt të pacientëve të sëmurë. (6 milion dinarë).
• Subvencionimin e bujqëve (5.5 milion dinarë).
• Subvencionimin e bizneseve të vogla të cilët nuk kanë mundur të kryejnë veprimtaritë e tyre përshkak të masave kundrejt COVID19 (5.4 milion dinarë).
• Ofrimin e ndihmës financiare për fëmijët me nevoja të veçanta (1.2 milion dinarë) .
• Pako ushqimore për familjet në nevojë (1 milion dinarë).
• Përkrahje financiare për KKSH (2 milion dinarë).
• Subvencion për mediat që kanë përcjellur dhe kontribuar në luftën kundër COVID19 (1 milion dinarë).
• Përkrahje financiare për Imamët e Xhamive të Komunës së Bujanocit (600 mij dinarë).
• Mjete për blerjen e paisjeve medicionale, spirometër për dispanzerin e mushkërive, termometër në distancë, oksimetër dhe paisje tjera për nevojat e COVID Ambulancës dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët (600 mij dinarë).
Faleminderit Kosovë .
Faleminderit Albin./ Bujanoci.net