Delja “Shrek” e ka urryer aq shumë qethjen sa që një ditë para gjashtë vitesh ajo u arratis në një shpellë në Zelandën e Re.
Në momentin që u gjet, pronarët e saj e kishin të vështirë ta kuptonin që ishte një dele. Ajo iu nënshtrua menjëherë qethjes pasi leshi i saj, me të cilin mund të prodhohen 20 kostume për njerëzit, i rrezikonte jetën.
Ndoshta Shreku i deleve e kuptoi se kishte vështirësi në shikim dhe ecje për shkak të leshit të madh e këshu vendosi të shfaqet sërish për të kërkuar ndihmë. Tani, ajo jo vetëm që ndihet më e lehtë, por është shndërruar edhe në një yll interneti.