(Fillon shpërndarja e tableteve në Kosovë për ndjekjen e mësimit online, donacion nga familja Destani)
Nga Faruk TASHOLLI/ Achen
E thamë edhe ditë më parë se Lazim Destani me bizneset e fsmiljes së tij, ka ndarë një donacion jo modest për nxënësit në nevojë, të cilët pandemia e Korona visrusit i ndau nga shkolla dhe as që mund të kontaktonin as edhe virtualisht me mësimin online që filloi të aplikohet. Tabletet e premtuara, pas shpërndarjes në Maqedoni, sipas radhës, që nesër do të shpërndahen në Kosovë dhe te nxënësit e „ngujuar“ do të hapen mijëra dritare, do të shkrepin buzëqeshje, do të reshin mijëra gëzime dhe do të kthehen mijëra falënderime. Filantropi dhe biznesmeni i madh Lazim Destani, njeri me zemër të madhe, në emër të Zotit dhe të Atdheut, për nxënësit në nevojë, ditën e nesërme do ta kthejë në festë të madhe për Kosovën, në këto kohë të rënda, në këto çaste të vështira edhe shpirtërore. Në ato dritare gëzimi, përmes tableteve të dhuruara, nxënësit do t’i kthehen mësimit, do t’i kthehen botës përtej dritareve të shtëpive të tyre.
Në këto fate të rënda, që ndodhën kohët e fundit edhe te shqiptarët, kur u vonua historia, figura e Lazim Destanit u shndërrua në fat kombëtar. Ai ka vite që është kudo që kombi ka nevojë. Te të sëmurët, të shkollat, te universitetet, të fatkeqësitë natyrore që godisin kombin e ku jo tjetër. Dikur me pak donacione e tash me më shumë, madje marramendëse që do ia kenë lakmi edhe qeveritë e shteteve të Ballkanit. Djaloshi i i dikurshëm nga Tetova, sot burrë ma nam, bashkë me pjesën e shqiptarëve të regjionit të Sharrit, qe tri dekada rrin me dore te zgjatur të ndihmës. Ata ndihmuan kur Serbia mbylli institucionet e dikurshme autonome te shqiptarëve në Kosovë dhe popullatën e dënoi me uri, edhe po kur kjo Serbi hapi luftën dhe dëboi shqiptarët nga Kosova, por edhe kur pas luftës trokiti varfëria kolektive. Nga gjithë tetovarët që bënë historinë kombëtare të solidaritetit shekullor, Lazim Destani u bë sinonim i tyre që nuk ndalet, në emër të zotit e të kombit, vazhdimisht të jetë pranë njerëzve në nevojë. Ai biznsest familjare i shndërroi në një dritare të shpresës kombëtare kur shqiptarët i ngushton jeta.