• Today is: Tuesday, April 23, 2024

Evokim për Fehmi Aganin: Sot ma shumë se kurrë kisha dashun të jesh mes nesh

fakti
May06/ 2020

Aq shumë gjëra, procese kundërthënëse, lorja të ulëta politike kanë ndodhur këto 21 vite nga shkuarja Yte në amshim, sa që truri i një intelektuali e patrioti të kalibrit Tënd nuk kishte as për ti imagjinuar. Mund vetëm ta paramendoj me humorin Tënd origjinal si kishe për ti shndëruar të gjitha këto ngjarje në një vepër artistiko satirike të denjë për çmimin Nobël

 

Nga Dijana TOSKA/ Shkup

 

I dashuni, Baca Fehmi!
Sot ma shumë se kurrë kisha dashun të jesh mes nesh.
Me modestin e fisnikërin tënde të na japish kurajo të mos dorëzohemi para të keqes që ka ngulfatur shpresën për një të ardhme më të ndritur.
Të na mësosh për aftësinë e të qenurit tolerant ndaj njëri tjetrit, të cilen ti e posedoje aq natyrshem.
Të na përkujtosh edhe një herë, si duket një burrështetas me forcë të madhe që sakrifikon gjithcka për të mirën e kombit. Të na udhëzosh me urtësin e largpamësin tënde se kemi humbur udhën e trasuar e miqt e preferuar duke u nda e përçarë mes veti.
Të rinjt aq shumë kanë nevojë për mendjemprehtësin e frymëzimin tënd për të ngelur në vendlindje dhe për ta dashur edhe më shumë këtë vend të bekuar.
Aq shumë gjëra, procese kundërthënëse, lorja të ulëta politike kanë ndodhur këto 21 vite nga shkuarja Yte në amshim, sa që truri i një intelektuali e patrioti të kalibrit Tënd nuk kishte as për ti imagjinuar.
Mund vetëm ta paramendoj me humorin Tënd origjinal si kishe për ti shndëruar të gjitha këto ngjarje në një vepër artistiko satirike të denjë për çmimin Nobël.
Me mall të kujtojmë në familje!
Me adhurim e dashuni për TY po i qëndroj besnike vizionit që ndërtove për çështjen shqiptare në rajon.
Në shenjë respekti, portret i realizuar nga Lulzim Behxheti në 21 vjetorin e vrasjes së Akademik, Fehmi Agani!

Fotografia e Dijana Toska

Parashikim profetik i prof. Aganit gjatë një bashkëbisedimi në Radio Toska, prill 1994