• Today is: Wednesday, April 24, 2024

FILIPÇE: MË E VËSHTIRA KALOI, SHKOJMË MË TUTJE

fakti
May06/ 2020

Shkup, 6 maj/ Gazeta FAKTI – Ministri i Shëndetësisë konsideron se periudha më e vështirë kaloi, tash shkojmë më tutje. Por sipas tij rregullat edhe më tej duhet respektuar në mënyrë që ta kthejmë jetën në normaliutet.

Këtë mendim e ndanë edhe dr. Milena Stevanoviq, drejtore e Klinikës Infektive në Shkup, një intervistë për MIA,  e cila vlerëson se tash më jeni në periudhën kur rreziku i fluksit të të infejktuarve të rinj nga Covid-19 ka kaluar.

Edhe ajo rekomandon që të respektohen masat e ndërmarra qeveritare, të cilat janë preventiva më e mirë që ky virus të mos shtrohet më tej.

Për momentin në Maqedoni nga virusi korona po shërohen 394 veta, thotë dr. Stefanoviq, ndërkohë që taash më janë shëruar gjithësej 1.057  persona. Janë bërë edhe 17.836  teste, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve nga 26 janari deri më tani ka arritur në 1.539 veta.