Futbollisti algjerian, Farid El Melali, i cili është pjesë e Angers në kampionatin franez u arrestua nga policia ditën e hënë, teksa u dënoncua nga fqinjët pasi po mastrubohej para ndërtesës.
22-vjeçari sapo kishte nënshkruar gjatë ditës një zgjatje të kontratës deri në vitin 2023 me klubin e Ligue 1. “Ai nuk po shënjestronte askënd dhe nuk ishte agresiv ndaj askujt”, tha avokatja e tij, Sandra Chirac-Kollarik.
Sidoqoftë, sulmuesi pranoi veprimin e pahijshëm kur u mor në pyetje nga policia, duke thënë se ai mendonte se ishte vetëm në oborrin e ndërtesës në fjalë. El Melali u la i lirë, por do të përballet me gjyq dhe pritet të gjobitet për veprimin e tij të pahijshëm.