• Today is: Sunday, November 24, 2024

Franca zbulon një pacient të infektuar që në dhjetor, një muaj para rastit të parë zyrtar

fakti
May05/ 2020

Një spital francez që provoi mostrat e vjetra nga pacientët me pneumoni ka zbuluar se ka trajtuar një njeri me koronavirusin që në 27 dhjetor, gati një muaj para se qeveria franceze të konfirmonte rastet e saj të para.

Dr Yves Cohen, shef i reanimacionit në spitalet Avicenne dhe Jean Verdier në periferitë veriore të Parisit, tha për BFM TV se shkencëtarët kishin provuar mostrat nga 24 pacientë të trajtuar në dhjetor dhe janar.

“Nga 24, ne kishim një që ishte pozitiv për Covid-19 më 27 dhjetor,” tha ai për kanalin e lajmeve, raporton The Guardian.

Në Francë, pothuajse 25,000 njerëz kanë vdekur me virusin që nga 1 marsi. Vendi konfirmoi tre rastet e para të Covid-19 në 24 Janar, duke përfshirë dy pacientë në Paris dhe një tjetër në qytetin jug-perëndimor të Bordeaux.

Të dish se kush ishte i pari, është thelbësore për të kuptuar se si u përhap virusi, por Cohen tha që ishte shumë herët për të ditur nëse pacienti ishte “pacienti zero” i Francës.