• Today is: Monday, November 25, 2024

Itali, i riu shqiptar shtypet nga kamioni i firmës ku punonte

fakti
May05/ 2020

Një i ri shqiptar, 29 vjeç, ka mbetur i vdekur të martën në mëngjes në Livorno pas një aksidenti të rëndë në punë. Ai është shtypur nga një kamion i firmës për të cilën punonte.

Tragjedia ndodhi rreth orës 8:30, kur, siç shkruan LivornoToday, kamioni po ecte mbrapsht dhe goditi punëtorin shqiptar. Megjithatë, zbardhja e vërtetë e ngjarjes nuk është bërë ende nga autoritetet.

‘Për fatin e keq të viktimës nuk mund të bëhej asgjë. Mjeku i urgjencës mbërriti në vend por nuk mund të bënte gjë tjetër përveçse të konstatonte vdekjen./ Gazeta FAKTI