• Today is: Sunday, November 24, 2024

NISIN PERGATITJET PER SEZONIN TURISTIK NE SHENGJIN

fakti
May05/ 2020

Shëngjini ka nisur të bëhet gati për sezonin turistik të këtij viti. Fillimisht puna është përqëndruar në rehabilitimin e trotuareve dhe qendres së qytetit dhe më pas do të vijohet për sistemimin e bregdetit.

N/kryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj thotë se situata e krijuar nga pandemia COVID-19 ka krijuar vonesa në nisjen e përgatitjeve, por garanton se githçka do të jetë gati brenda një kohe të shpejtë. Sipas Pacajt i gjithë parashikimi për turizmin do të implementohet nga Bashkia e Lezhës duke iu pershtatur situatës së krijuar nga COVID-19.

Paralelisht me bashkinë pritet të nisin përgatitjet për sezonin edhe bizneset në Shëngjin, të cilëve ju duhet të krijojnë kushtet në bazë të rregullave të përcaktuara për mbrojtjen nga COVID-19.

Edhe këtë të diel zona turistike e Shëngjinit ishte e gjallëruar . Të shumtë kanë qenë qytetaret të cilët të favorizuar edhe nga moti i ngrohte me diell i kanë kaluar oret e lirisë pranë bregdetit.

Shumica prej tyre lëviznin përgjatë shëtitores, por nuk mungonin dhe ata që ishin ulur në rërë, duke bërë plazh edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar. Edhe në qytetin e Lezhës ka patur prezence të shtuar qytetaresh gjatë ditës së sotme.

Krahas kategorive që e kishin të lejuar liri-daljen, janë parë dhe përsona që e kanë thyer karantinen. Policia është munduar ti këshillojë që të shkojnë në banesat e tyre, por nuk kanë munguar dhe masat ndëshkimore ndaj më të pa bindurve./ Gazeta FAKTI