• Today is: Saturday, May 4, 2024

NË EUROPË DHE RAJON, JA KUR FILLON HAPJA E KUFINJVE

fakti
May05/ 2020

Qeveria e Çekisë tha të hënën se do të heqë kufizimet në transportin rrugor dhe hekurudhor ndërkombëtar duke nisur nga data 11 maj dhe se do të lehtësojë edhe masa të tjera, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka ndaluar transportin ndërkombëtar qysh më 14 mars.

Qeveria i ka mbyllur kufijtë dy ditë më vonë, për t’i rihapur ata në fund të prillit, me kushtin që udhëtarët të kenë test negativ të koronavirusit ose t’i nënshtrohen karantinës për dy javë. “Po i lehtësojmë kufizimet në transport. Kalimi i kufijve do të jetë i mundshëm me autobusë dhe me trena”, tha ministri i Transportit i Çekisë, Karel Havliçek, raporton REL.

Kinematë, parukeritë dhe qendrat tregtare janë në mesin e bizneseve që po ashtu do të rihapen nga 11 maji. Po nga ajo datë do të lejohen edhe ngjarjet publike me më së shumti 100 njerëz. Garat sportive do të lejohen po ashtu me numër të kufizuar ta audiencës. Çekia ka mbi 7.700 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 251 viktima.

 

Shqipëri: Brenda majit hapen kufinjt

Së fundi, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, në një intervistë për Report tv tha se në muajin maj do ketë liberalizim të lëvizjes me shtetet e huaja. Majko zbulon detaje dhe nga komunikimi që kryeministri Rama pati me homologun grek Mitsotakis, për të gjithë shqiptarët që duan të kthehen nga shteti fqinj, ose ata që duan të shkojnë për punë sezonale.

Sipas tij, thuhet se muaji maj do ta gjejë Shqipërinë me kufij të hapur. Kështu u shpreh ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, në një intervistë për Report tv. Majko sqaron se kjo nuk nënkupton një rikthim të gjendjes normale, pasi ky liberalizim i lëvizjes do të jetë me rregulla të përcaktuara.

Megjithatë, pas një jave qeveria shqiptare do të vendosë nëse do të hapë kufijtë me shtete të tjera. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit Besa Shahini në përgjigje të interesimit të maturantëve të mbetur jashtë Shqipërisë dhe që kërkojnë informacion mbi afatet e provimeve të maturës.

“Në datën 11 maj është e mundur që të merret një vendim për hapjen ose jo të kufijve”, ka deklaruar Besa Shahini.
Kreu i ekzekutivit Edi Rama, në një komunikim në Facebook ka njoftuar për planet që po diskutohen në qeveri dhe që priten që të vihen në zbatim në javët e ardhshme.

Në përgjigje të gjithë personave që kanë mbetur jashtë kufijve apo kërkojnë të largohen nga Shqipëria, Rama tha se po studiohet mundësia për hapjen e mëtejshme të korridoreve ajrore dhe tokësore dhe se mendohet se në 11 Maj mund të ketë një lehtësim në këto lëvizje.

“Deri pas kësaj jave dhe javës në vijim, ne do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët për hapjen e mëtejshme të korridoreve ajrore dhe tokësore. Në 11 Maj mund të kemi një lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel dhe sidoqoftë në javën e ardhshme do shohim me kujdes të gjithë elementët që na duhen për të bërë një analizë të qartë. Në tërësi do të vazhdojmë me këtë regjim për korridoret ajrore, lehtësimi do të vij në proces”.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një intervistë për Ora News tha se turizmi pritet të hapet për vendasin dhe rajonin në mes të muajit maj dhe për vendet tjera në fund të këtij muaji.
Klosi vuri theksin te përdorimi i masave për mbrojtjen nga virusi.Ndërsa shtoi se hapja do bëhet së pari për pushuesit vendas duke lluar me hapjen e hoteleve bareve dhe pastaj me kompanitë e transportit.
Sipas, Klosit pritet që avioni i parë me turistë të huaj të vijë në fund të muajit maj.
“Ne duam që së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kemi shpërndarë për mendim një set rregullash sa i përket higjienës, rregullave strikte për menaxhimin e stacioneve të plazhit, strukturave që mbështesin turizmin,duke filluar që nga hotelet, baret, restorantet dhe pastaj me kompanitë e transportit.

BE: Hapje graduale në 3 faza

BE ka hartuar planin për hapjen graduale, pas izolimit më shumë se një mujor. Plani parashikon 3 faza.

Faza e pare ka filluar më 14 prill me hapjen e bibliotekave dhe kioskave. Do të vazhdohet më 18 prill me rihapjen e ndërmarrjeve bujqësore dhe industriale.

Më 4 maj ka  rinisë lëvizja e njerëzve, por me maskë dhe duke mbajtur distancë sigurie me njëri-tjetrin.

Më 4 maj gjithashtu janë hapur dyqanet e mëdha të tekstileve, mobiljeve dhe veshjeve por jo qendrat tregtare.

Më 11 maj do të hapen gjykatat dhe zyrat profesionale. Baret, restorantet dhe aktivitetet e tjera të hotelerisë do të hapen më 18 maj, por klientët duhet të respektojnë distancën mes njëri-tjetrit.

Më 25 maj mund të rifillojnë punën parukierë dhe berberë, por me maskë dhe me një klient të vetëm.

Më 31 maj do të rifillojnë kampionatet e futbollit dhe sporteve të tjera kolektive, ndërsa më 8 qershor rihapen qendrat sportive, vetëm për sporte individuale.

Në shtator të këtij viti shkollat e mesme do të rihapen me turne dhe me mësime në internet. Ende nuk është vendosur për çerdhet dhe shkollat fillore.

Në Dhjetor parashikohet hapja e kinemave dhe teatrove.

Në mars 2021 do të hapen diskot dhe stadiumet, ndërsa më 31 mars të vitit të ardhshëm parashikohet rihapja e kufijve dhe perfundimi i të gjitha kufizimeve të deritanishme.

Ky është një plan që mund të ndryshojë në varesi të situatës në konsultim me ekspertët, duke parë ecurinë dhe mbarëvajtjen.

Maqedoni: Hapja do të bëhet në koordinim me vendet fqinje

Për strategjinë për pushimet vjetore dhe udhëtimet gjatë pandemisë në muajt e verës do të flitet pasi që të ketë koordinim me vendet fqinje, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen nëse ka rekomandime për qytetarët se ku të verojnë, me cilat mjete transportuese dhe nëse ujërat janë të sigurta për t’u larë.

“Akoma ka shumë çështje të hapura. Siç më informoi kolegu grek, ata planifikojnë hapje të kufijve në qershor, Akoma asgjë në maj. Por mendoj se do të arrijmë shumë me këtë takim dhe koordinim të përbashkët për shkak se
mund të sjellim masa të cilat do t’i respektojnë të gjithë qytetarët, nga të gjitha vendet përreth. Konsideroj se vetëm kjo mund të jetë një rrëfim i suksesshëm. Sepse mosrespektimi i masave, jo vetëm tek ne, por edhe në cilin do vend
tjetër, është rrezikim i shëndetit publik, në shtëpi apo jashtë vendit”, theksoi Filipçe.
Lidhur me Slloveninë, e cila u ka rekomanduar qytetarëve të vet të udhëtojnë me automobila më destinacione të afërta dhe të mos shfrytëzojnë aeroplanë dhe anije, ministri konsideron se ka logjikë në në atë, por parashtrohet pyetja, tha, nëse edhe të huaj do t’i respektonin ato rekomandime.
Për sot është caktuar takim i Organizatës botërore të shëndetësisë për rajonin tonë, ndërsa edhe në samit të BE-së të mërkurën, gjithashtu, në agjendë është diskutimi për të ashtuquajturën strategji dalëse nga KOVID-19.
“Një nga temat e dy takimeve, nesër dhe pasnesër, do të jetë si do të koordinohet hapja e kufijve dhe cilat masa do t’i ndërmarrë secili vend. Sepse nuk do të mundemi, jo vetëm ne, por cili do vend, të ketë strategji të suksesshme nacionale nëse në një moment të caktuar pa kontroll lëshohen udhëtarë nga jashtë. Dhe prandaj secili vend është i vetëdijshëm dhe prandaj janë këto takime koordinuese”, tha ministri Filipçe.
Lidhur me hapjen e pishinave, u përgjigj se si edhe për të gjitha objektet e tjera sportive, puna dhe organizimi i trajnimeve dhe ndeshjeve është lëndë e masave që do t’i zyrtarizojnë deri në fund të kësaj jave. Për sugjerimet nga disa klube të notit se klori në ujë nuk ndikon në përhapjen e virusit, Filipçe u përgjigj se problem mund të shkaktojë vetë tubimi i njerëzve dhe shfrytëzimi zhveshtoreve në pishina.