Kur disa qeveri flasin për masa lehtësuese, nuk është aq e sigurt që armiku i padukshëm nuk do të kthehet më dhe siç është parë tashmë, pandemia globale ka ndryshuar sjelljet tona. A do të dorëzohemi në këtë luftë të re që nuk e shohim nga cila anë po vjen armiku?
Nga Selim IBRAIMI/ SHBA
Pandemia globale ka paralizuar të gjithë sektorët e ekonomisë, tregjet botërore, linjat ajrore, industrinë e transportit dhe jetën e njerëzve. Pothuajse njerëzimi është detyruar të ndërmarrë hapa radikalë për të izoluar përhapjen e virusit, dhe me këtë izolim shtetet duket se janë rikthyer në mesjetë kur u detyruan të mbyllnin dhe të vendosnin kufij me shtetet armiqësore ose principatat.
A kemi menduar ndonjëherë gjatë këtij shekulli, veçanërisht me këtë zhvillim të madh teknologjik, gjatë dekadës së fundit, se një ditë do të jemi të detyruar të qëndrojmë të mbyllur brenda mureve dhe nuk do të jemi në gjendje të kthehemi në jetën normale siç kemi bërë atë dikur? Ja se si filmat e trillimeve shkencore u bënë realitet kur bakteriet dhe viruset arrijnë të sundojnë dhe të ndalojnë gjithçka njerëzore në këtë botë.
Ndërsa Kina po përjetonte tmerrin e virusit ‘Corona’ gjatë 2019-20-ës, Perëndimi bënte shaka se i njëjti virus vdekjeprurës nuk do të arrinte asnjëherë në vendet e tyre. Dhe kështu erdhi ky armik i padukshëm dhe ndodhi që në muajin mars, shtetet e Europës, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australia, Zelanda e Re dhe vendet e tjera të zhvilluara dhe të pazhvilluara të mbyllnin kufijtë dhe u deturuan të marin masa mbrojtëse kundër përhapjes së sëmundjes ngjitëse.
Kur të gjithë ne mendonim se dekadat e ardhshme do të ishin një teatër i luftërave tradicionale të ndërthurura me sulme kibernetike, kjo nuk ndodhi me të vërtetë. Lufta biologjike me viruset, insektet dhe bakteriet me sa duket do të jetë skena e re e luftërave në botë me pasoja të paparashikuara për njerëzimin dhe çështjet botërore.
Kjo në mënyrë të pashmangshme do të çojë në konflikte të reja ndërshtetërore, kriza të reja ekonomike, mungesë të ushqimit, ndërprerje të zinxhirit ushqimor, ndërprerje të trafikut të ajror, tokësor, detar dhe shumë efekte të tjera anësore.
Kur disa qeveri flasin për masa lehtësuese, nuk është aq e sigurt që armiku i padukshëm nuk do të kthehet më dhe siç është parë tashmë, pandemia globale ka ndryshuar sjelljet tona. A do të dorëzohemi në këtë luftë të re që nuk e shohim nga cila anë po vjen armiku? Unë do të thoja që sfondi i gjithë kësaj qëndron në dëshirën e qeverisë kineze dhe forcave të tjera antagoniste për të rrëzuar rendin aktual liberal duke instaluar rrugën e gjatë kineze të sundimit global.
A është e mundur kjo? Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha të dielën se kishte “një sasi të konsiderueshme të provave” që koronavirusi i ri doli nga një laborator kinez. Ndërsa ne do të vazhdojmë herën tjetër me pjesën e dytë të tregimit për virusin global me ‘përmbajtje gjeopolitike’. (ISSDMaqedonia- @CSSDMacedonia)