Facebook-u ka bërë të ditur se në kuartalin e parë të kohës sa po zgjatë pandemia globale, është rritur numri i përdoruesve por edhe i të ardhurave, por paralajmëroi për rënie të të ardhurave nga reklamat si rezultat i ndikimit negativ të pandemisë mbi ekoniminë.
Të ardhurat janë ritur 18 për qind në tre muajt e parë të këtij viti ose 17,7 miliard dollarë amerikanë.
Fitimi neto është rritur dyfish në 4,9 miliard dollarë amerikanë. Numri i përdoruesve është shtuar për 100 mijë veta, dy fish më tepër se rëndomë.
Për momentin rrjeti social më i madhi në botë numron 2,6 miliuard përdorues.
Megjithatë, Facebook ka paralajmëruar se është hetuar një rënie e ngadalshme e të ardhurave nga reklmat, si pasojë e ndikimit negativ të pandemisë mbi ekonominë botërore, ndërkohë që në muajt në vijim presin rikthim gradual të të ardhurave nga reklamat.