Kim Jong-Un është shfaqur në publik për herë të parë pas raportimeve të shumta që gjendja e tij shëndetësore është rrezikuar shumë, pas ndërhyrjes kirurgjikale në zemër.
Kjo është paraqitja e tij e parë në 20 ditët e fundit, kurse siç raportojnë mediat e huaja ai është parë në qytetin industrial Sunchon gjatë një ceremonie.
“Komanadanti suprem i Republikës Popullore të Koresë, shoku Kim Jong-Un, ka marrë pjesë në ceremoni”, thuhet në deklaratën e lëshuar.
Lideri i Koresë së Veriut u shfaq më i lumtur dhe më i shëndetshëm se kurrë. Të paktën kjo tregohej nga fotot e bëra publike nga vendi komunist.
Populli dukej i emocionuar dhe sipas “Daily Mail” ata shpërthyen në brohoritje “urra, urra”, në momentin që u shfaq lideri komunist./ Gazeta FAKTI