• Today is: Thursday, April 25, 2024

ZGJEDHJET NË MAQEDONI MUND TË JENË TË RREGULLTA, NËSE KUSHTETUESJA E KTHEN PARLAMENTIN

fakti
May03/ 2020

Mundësia e anulimit të venimit për shpërndarjen e Parlamentit dhe kthimin e deputetëve në vendet e punës, do të thotë edhe anulim i të gjitha veprimeve të ndërlidhura me zgjedhjet që ishin zbatuar nga 16 shkurti 

Shkup, 3 maj/ Gazeta FAKTI – Procedura për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare do të kthehet në fillim dhe do të krijohet hapësirë për mbajtjen e zgjedhjeve të regullta, në vend se të jenë të jashtëzakonshme.
Kjo është e mundur nëse Gjykata Kushtetuese anulon vendimin e 16 shkurtit për shpërndarje të Parlamentit.
Nëse vjen një vendim i tillë, kjo don të thotë që hiqen të gjitha pengesat juridike për mbledhjen e Parlamentit i ckili tash më tre muaj është shpërnda.

Megjithatë, deri te një epilog i tillë mund të vijë vetëm nëse kolegjiumi profesional i Gjykatës Kushtetuese të mërkurën e miraton iniciativën e njërit prej gjykatësve për rivlerësimin e vendimit të deputetëve për vetëshpërndarje.

Mundësia e anulimit të venimit për shpërndarjen e Parlamentit dhe kthimin e deputetëve në vendet e punës, do të thotë edhe anulim i të gjitha veprimeve të ndërlidhura me zgjedhjet që ishin zbatuar nga 16 shkurti  ( kur u shpallën zgjedhjet e jashtëzakonshme) deri më 22 mars, kur zgjedhjet edhe u stopuan.