• Today is: Monday, November 25, 2024

Gjermani, 45 vite nga hapja e shkollës shqipe në

fakti
May03/ 2020

Mësuesja shqiptare Etleva Mançe përcjell një historik të ecurisë së hapjes së shkollave shqipe atje dhe përpjekjet më të reja për rritjen e bashkëpunimit brenda e jashtë trojeve shqiptare.

 

45 vite më parë, një grup i intelektualësh dhe mësuesish në qytetin Euskirchen të Gjermanisë, për herë të parë hapën shkollën shqipe. Nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale, mësuesja shqiptare Etleva Mançe përcjell një historik të ecurisë së hapjes së shkollave shqipe atje dhe përpjekjet më të reja për rritjen e bashkëpunimit brenda e jashtë trojeve shqiptare.

Ajo bën të ditur se mësuesi i parë i kësaj shkolle ishte F. Mehmeti. Më pas do të jepte mësim Bajram Dumnica. “Unë do të zëvendësoja Fevzi Mehanën që deri tani ka pasur periudhën më të gjatë si mësues në Euskirchen“, shprehet mësuesja Mançe.

Më tej, ajo shkruan: “Mësimi i gjuhës së nënës në Gjermani, por edhe në landin e NRË lindi si nevojë në mesin e viteve `60 me ardhjen e migranteve të parë. Mësimi i gjuhës së nënës në shkollë do t’ju krijonte mundësinë fëmijëve dhe prindërve kthimin/riatdhesimin e tyre në atdhe. Por sot ne jemi shumë larg kësaj, mbasi pothuajse shumica e të rinjve e shohin të ardhmen e tyre në vendin ku kanë lindur dhe janë rritur! Ky mësim ju krijon mundësinë fëmijëve të rriten me dy gjuhë.

Kjo kontribuon në ruajtjen e shumëgjuhësisë dhe garanton gjithashtu lidhjen e të rinjve me vendin e origjinës së familjes. Në mësimin plotësues, nxënësit mësojnë vlerat kulturore dhe gjuhësore të prejardhjes së tyre. Gjithashtu dihet dhe është vërtetuar edhe shkencërisht se kush e flet mirë dhe e shkruan gjuhën e nënës, atëherë ai përvetëson shpejt dhe tërësisht edhe gjermanishten. Ky mësim promovon pasuri gjuhësore të cilat nuk duhen nënvleftësuar, si në aspektin kulturor por edhe në atë shkencor. Sot në Landin e NRW mësohen mbi 20 gjuhë, ndërmjet tyre edhe vietnamezish, kurde, farsi etj. Ky mësim quhet gjuha e prejardhjes.”

Sot, nxënësit e kësaj shkolle, që i takojnë brezit të dytë dhe të tretë që jetojnë në Gjermani, janë dëshmitar të ruajtjes së identitetit dhe gjuhës amtare brez pas brezi.