Gjatë një trazire në një burg në perëndim të Venezuelës – qytetin Portuguesa – simbas axhensive të lajmeve amerikane , thuhet se të paktën 46 të burgosur të kenë vdekur, dhe 60 të tjerë të jenë plagosur.
Lajmin për agjensinë AP e konfirmojë një grupi të të drejtave të njeriut në Venezuala dhe një ligjvënës i opozitës që foli në kushte anonime.
Beatriz Giron, drejtor i Observatorit të Burgjeve Venezuelës, i cili mbron të drejtat e të burgosurve, tha se 46 trupa ishin identifikuar pas incidentit të Premten në burgun e Los Llanos.
Ai tha po ashtu për Asociated Press se “Burgjet e Venezuales janë nga më famëkeqe për nivele ekstreme dhune dhe kushte të këqija në të gjithë Amerikën e Jugut”
Ministria e burgjeve të vendit, Iris Varela, i tha gazetës lokale “Ultimas Noticias” se të Premten incidenti rezultoi fatal – shkas simbas tij ka qenë një përpjekje për arratisjeje masive, dhe, se me këtë rast edhe drejtori i burgut ishte qëlluar dhe plagosur, ka thënë ministria.
Gjithmon duke ju referuar AP, thuhet se Vareka nuk dha një numër vdekjesh, dhe ministria e informacionit e Venezuelës nuk iu përgjigj një kërkese për koment lidhur me incidentin
Maria Beatriz Martinez, një ligjvënëse e opozitës nga Portuguesa, tha se trazirat e pasuara erdhën pas një ndalimi të disa anëtarëve të familjeve të të burgosurve, që t’ju sjellë atyre ushqime gjatë vizitës, gjë që është e zakonshme në burgjet e Venezuelës, por që kësaj rradhe nuk u lejua.
Autoritetet vendase thanë se kufizimet e vizitave gjatë kësaj periuedhe, janë marr nga qeveria si pjesë e përpjekjes së vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në burgjet e tij të mbipopulluara
Mirëpo, gjithmonë simbas axhensisë amerikane të lajmeve Asociated Press thuhet se kufizime të tilla kanë shkaktuar trazira edhe në burgjet në disa vende, të botës përfshirë Italinë.
Axhensit e lajmeve thonë se edhe në Argjentinë, të burgosurit u rebeluan muajin e kaluar duke kërkuar që disa të burgosur të lirohen nga frika e infeksionit.