• Today is: Saturday, April 20, 2024

AUTOGOL PËR 1 MAJ

fakti
May01/ 2020

Kjo nguti e LDK për ta bërë me çdo kusht qeverinë dhe e detyruar për t’i dorëzuar ministritë më me peshë disa kolaboracionistëve, pas vendimit të sotshëm të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të interpretohet ndryshe veq gjunjëzim i pamoralshëm ndaj elektoratit dhe një salto mortale të përgaditur mirë e mirë nga Hashimi end company

Nga Dijana TOSKA/ Shkup

Kosova, këtë 1 maj do ta mbaj në mendje për lojërat e rrezikshme, gjuhën kërcënuese, veprimet antiligjore të cilat i paraprin një autogoli nga politikanë të papërgjegjshëm e pa fije morali të cilët me çdo kusht tentuan ta krijojnë një qeveri të kushtëzuar nga pazare të cilat ishin një luks i politikçmendurisë në një anë dhe pandemisë në anën tjetër.
Një president i cili sipas kushtetutës përfaqëson unitetin e qytetarëve, ndërkohë që përdorë gjuhë kërcënuese, një parti e quan organizatë kriminale, skandalizon qytetarët dhe me çdo kusht dëshiron të ndërtoj një qeveri të re me partnerët e tij të nënshtruar dhe sa më shpejt që është e mundur duke mospërfillur as procedurat kushtetuese vetëm për inati të një lideri tjetër që ka emër shqiptar, nuk mund të vlerësohet ndryshe veq, mjerim nga një specie e llojit të vet.
Kjo nguti e LDK për ta bërë me çdo kusht qeverinë dhe e detyruar për t’i dorëzuar ministritë më me peshë disa kolaboracionistëve, pas vendimit të sotshëm të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të interpretohet ndryshe veq gjunjëzim i pamoralshëm ndaj elektoratit dhe një salto mortale të përgaditur mirë e mirë nga Hashimi end company.
Urime qytetarë të Kosovës pezullimin e dekretit të Thaçit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Urime 1 Majin