• Today is: Sunday, November 24, 2024

Der Spiegel: “Kaos në protektoratin amerikan”

fakti
April29/ 2020

SHBA po synojnë të arrijnë një marrëveshja paqësore me shkëmbim territoresh dhe ndryshim kufijsh, ndaj së cilës  janë kundër shumica e shteteve të BE-së. Ato konsiderojnë se ndryshimi i kufinjve në Ballkan është tejet e rrezikshme”, shkruan Der Spiegel, transmeton Kuriri i Beogradit

Magazina gjermane Der Spiegel në tekstin me titull “Kaos në protektoratin amerikan” shkruan se presidenti amerikan Donald Trump po e ashpërson kursin e presidentëve të kaluar amerikan dhe përmes të dërguarit special për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell, synon të  gjejë një zgjidhje afatgjte, transmeton Kuriri i Beogradit.

Siç shkruan Der Spiegel, Trampi Kosovën e trajton se protekorat dhe po e çimenton kërkesën e Washingtonit për ndikim në oborrin e fundit të BE-së, kurse Grenelli, të cilin magazina gjermane e përshkruan si “diplomat grindavec” do të duhej të organizojë triumf në skenën ndërkombëtare.

SHBA po synojnë të arrijnë një marrëveshja paqësore me shkëmbim territoresh dhe ndryshim kufijsh, ndaj së cilës  janë kundër shumica e shteteve të BE-së. Ato konsiderojnë se ndryshimi i kufinjve në Ballkan është tejet e rrezikshme”, shkruan Der Spiegel, transmeton Kuriri i Beogradit./ Gazeta FAKTI