• Today is: Sunday, November 24, 2024

MAQEDONI, GJYKATA KUSHTETUESE DO TË VLERËSOJË KUSHTETUTSHMËRINË E SHKURTIMIT TË PAGAVE NË SEKTORIN PUBLIK

fakti
April29/ 2020

Shkup, 28 prill/Gazeta FAKTI –  Gjykata Kushtetuesde në mbledhjene sotme vendosi që të fillojë procedurën për verifikimin  e kushtetutshmërisë së tre dekreteve me fuqi ligjore të Qeverisë që kanë të bëjnë me ballafaqimin e krizës me virusin korona.

Procedura ka të bëjë me vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Dekretit me fuqi ligjore për kufizimin e pagave të shkurtuara për punonjësit në sektorin publik gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me çka ndërpritet ekzekutimi i akteve apo veprimeve individualem kumtoi Gjykata Kushtetuese.

Gjithashtu është inicuar edhe procedura për realizimin e pagave prej 14.500 denarë për të gjithë funksionarët për muajt prill dhe maj, gjegjësisht për gjykatësit, prokurorët, deputetët, këshilltarët komunalë, drejtorët dhe udhëheqësit të tjerë, me qëllim të sigurimit të mekanizmave për t’u përballur me virusin korona, me çka ndërpritet ekzekutimi i këtij dekreti.

Me këtë ndërpritet shkurtimi i pagave, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese nuk vendosi mbi kushtetuttshmërinë  e Dekretit që ka të bëjë me përcaktimin e lartësisë së pagave  të personave zgjedhur, të emëruar dhe të caktuar në sektorin publik gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.