Shkup, 28 prill/Gazeta FAKTI – Qeveria në seancën e sotme, mori vendim për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve në territorin e të gjithë vendit gjatë festave të 1 Majit. Siç ka shkruar kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk, më 1, 2 dhe 3 maj, gjegjësisht, e premte, e shtunë dhe e diel, lëvizja e qytetarëve do të lejohet nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 2 pasdite. Ndalimi i lëvizjes në të gjithë vendin do të fillojë t; premten, në orën 2 pasdite dhe do të zgjasë deri t; hënën, në orën 5 të mëngjesit.
Për personat mbi 67 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën, lejohet lëvizja nga ora 5 deri në 11 të mëngjesit. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeç do të mund të dalin jashtë të premten, të shtunën dhe të dielën nga ora 12:00 deri në 14:00.
“Mbeten në fuqi të gjitha masat e tjera për mbrojtje nga Kovid-19 të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thekson Spasovski në statusin e tij në Facebook.