Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski nuk e ka respektuar procedurën e testimit. Ndërkaq, kryetari Dimitrievski, nga ana tjetër, sqaroi për TV 24 se nuk ka informacione se Prokuroria e ka pranuar kallëzimin penal dhe sipas tij, janë dhënë udhëzime që akuza e njëjtë të mos procedohet si penale, por të shkohet
me procedime kundërvajtëse
Kumanovë, 28 prill/Gazeta FAKTI – Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, konfirmoi sonte se është ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Çulev informoi për televizioni TV 24 se SPB Kumanovë e ka ngritur kallëzim penal kundër Dimitrievskit në bazë të nenit 206 të Kodit Penal, duke theksuar që Ministria e Brendshme kishte vepruar në përputhje me raportin e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH).
“Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, sot janë ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski sipas nenit 206 të Kodit Penal nga ana e SPB Kumanovë deri te prokurori themelor publik, i cila e pranoi denoncimin. MPB-ja ka vepruar në pajtim me raportin e ISHSSH dhe konform kësaj SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal në PTHP, ndërsa PTHP duhet të lëshojë udhëzime shtesë, nëse do t’i zbatojmë ato. Edhe PTHP do të vlerësojë nëse aktivitetet shtesë duhet të ndërmerren nga MPB-ja”,
tha Çulev për TV 24.
Ai sqaroi se njoftimi është dorëzuar në Byronë për siguri publike dhe menjëherë pas kësaj është proceduar nga SPB Kumanovë. Sipas Çulevit, kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski nuk e ka respektuar procedurën e testimit.
Kryetari Dimitrievski, nga ana tjetër, sqaroi për TV 24 se nuk ka informacione se Prokuroria e ka pranuar kallëzimin penal dhe sipas tij, janë dhënë udhëzime që akuza e njëjtë të mos procedohet si penale, por të shkohet
me procedime kundërvajtëse.
“Unë nuk kam asnjë informacion se akuza penale është pranuar. Ministri teknik Çulev duhet të jetë i informuar mirë dhe mendoj se ai është i informuar në mënyrë të pamjaftueshme sepse kontakti im me Prokurorinë Themelore
Publike thotë që në konsultimet e sotme janë dhënë udhëzime që të akuza e njëjtë të mos procedohet si penale, por të shkohet me procedurë kundërvajtëse”, tha Dimitrievski.