• Today is: Thursday, March 28, 2024

Rita Ora mburret me gjyshin e saj, regjisorin Besim Sahatçiu

fakti
April28/ 2020

Artistja e madhe shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është mbesa e regjisorit të famshëm shqiptar, Besim Sahatçiu, i cili mbahet mend si një regjisor i shquar në Ish-Jugosllavi, teksa filmi më i njohur tij mendohet të jetë “Era dhe Lisi”.

Rita së fundmi ka ndarë me 16.2 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi të rrallë të gjyshit të saj, të realizuar në një prej filmave të tij. Ka qenë faqja e Kinemasë së Prizrenit, “Cinemarine”, ajo e cila ka publikuar fillimisht këtë fotografi në Instagram, të cilën më pas Rita Ora e ka rishpërndarë.

“Ky  është gjyshi im. Regjisori i filmave të mahnitshëm me atë cigare gjithnjë në tokën e tij çfarë legjende”, kanë qenë fjalët e këngëtares 29-vjeçare.

Rita edhe më parë në disa prej intervistave ka treguar për mbështetjen që i kishte dhënë gjyshi si e vogël, duke i sugjeruar që të ndiqte zemrën e saj drejt një karriere të suksesshme përtej trojeve shqiptare./ Gazeta FAKTI