Lugina e Preshevës, në shumicën e vendbanimeve të saj, e në veçanti disa fshatra edhe sot kujtojnë Shën Gjergjin, ky kujtim është i ruajtur veçmas në ndërdijën e Shqipëtarëve katolik të kësaj ane, e që lidhet kryesisht me Motin e Madh të Kthimit të Gjergj Kastriotit për në Krujë.
Skender JASHARI
Lugina e Preshevës duke qenë se ndodhet në rrugën e lashtë Morava-Vardar, dhe se Rahovica është një ndër fshatrat kryesore në rrethinën e Preshevës, ka bërë të jenë dëshmitare e shumë ngjarjeve historike. Gryka në të cilën shtrihet ky fshat, nëpër të cilën kalonte rruga e vjetër Preshevë-Gjilan, është e nyja gjeostrategjike, që në lashtësi e deri më sot, mbeti pjesë kufitare e etnikumit tonë, për ç’gjë u ndesh në tërë periudhat historike me pushtues të ndryshëm, qoftë ai romak, bizantin, sllav, osman etj. Fshati dhe gryka e fshatit Rahovicë, janë pjesa ballore e parë e Karadakut së bashku me Karadakun e Kumanovës dhe të Shkupit, që ndesheshin me pushtuesit e huaj, që kalonin nëpër rrugën e vjetër Morava-Vardar.
Festa e Shën Gjergjit është e shumëfishtë, duke filluar nga Shën Gjergji mitologjik( që mbyti kulshedrën), Shën Gjergji si hyjni parakrishtere( dita e ringjalljes-dita e pranverës a e bujkut) vazhduar me Shën Gjergjin ushtarakun e parë profesionist( mbrojtësin e besimit të krishterë që u vra nga Perandoria Romake pagane), vazhduar me Shën Gjergj Kastriotin( Princin e Emantisë, Mbretin e Shqipërisë, Mbretin e Epirotëve; Atletin e Krishtit, Mbrojtësin e Arbërorëve dhe Europës).
Festimi i festave parakristiane dhe kristiano-ilire, me ardhjen e pushtimit serb në këtë anë në vitin 1912, filloi me tjetërsimin përfundimtar të dhunshëm fetar ( islamizimin e katolikëve të fshehtë), me shkatërrimin e kishave, manastireve dhe varrezave katolike madje disa prej tyre duke i konvertu në ortodokse sllave, pastaj duke i përvetësuar festat tona popullore nga minoritetet tjera. Shën Gjergji, pas Luftës së Parë Botërore e deri në vitet 1970/1980 derisa romët nuk ishin islamizuar mjaftueshëm, e përvetësuan me porosi të autoriteteve serbe, me qëllimin për t’ia bërë si festë të romëve e jo të shqiptarëve. Derisa nga ana tjetër hoxhallarët të porositur dhe cytur nga autoritet serbe, pos në ndërrimin e fesë; në shpërnguljen për në Anadolli; në asimilimin në sllav të Shqipëtarëve; madje edhe duke i tëhuajsuar festat dhe traditat kombëtare Shqipëtare, mes të cilave ishte edhe festa e Shën Gjergjit (duke e quajtur festë të qafirëve-jobesimtarëve që e festojnë vetëm romët). Por falë ndikimit të paharrueshëm që pati Gjergj Kastrioti, i cili bëri të ngulitej e të mos mund të tjetërsohet Kujtimi për Të, deri në ditët e sotme kujtohet dhe fetsohet, madje edhe nga Shqipëtarët e besimeve tjera (islam, bektashi). Kjo festë tejet popullore, me shumë mite dhe legjenda, masovikisht festohej tek Shqipëtarët e Luginës së Preshevës. Shën Gjergji mbetet Pajtorë dhe Mbrojtës që popullata Shqipëtare e kësaj, e që kujtojmë:
I. Shën Gjergji mitologjik i përhapur në mitologjinë e lashtë, në Lindjen e Mesme dhe Afrikën veriore( koptët), mitologjinë trako-ilire, në Gjeorgji, zoroastrianizëm, mitologjinë persiane, mitologjinë greke etj. Në disa nga këto njihej edhe me emra tjerë, po ashtu paraqitej kulshedra, dragoi apo gjarrpëri me flakë nga goja. Kalorësia romake, thrake etj gjerësisht e paraqiten në stelat e tyre me figurën e tillë. Janë të shumta versionet e legjendave mitologjike sipas mitologjive të sipërthëna, derisa edhe disa versione që sjellen përmes gojdhanave në Luginë të Preshevës, kanë disa nuanca që dallojnë. Shën Gjergji (sinonim për Shën Gjergjin e Kapadokisë dhe Gjergj Kastriotin), glorifikohet me një kalë të bardhë, të madh, me jele të lidhura, me këmbë të mëdha sa tre e sa pesë herë sa kali i zakonshëm, disa herë paraqitej kali me flatra(fluturues), që mund të komunikonte me Shën Gjergjin etj. Shën Gjergji paraqitej mbrojtës i të Mirës-Dritës, si luftëtarë i dalluar, djalë i ri, trim i guximshëm dhe vetëmohues, me krahërorin e madh, shpatë të rëndë e të gjatë etj. E Keqja-Terri paraqitej si kulshedër, dragu, gjarrpër me flakë; që ushqehej me fëmijë, vajza të reja, desh e qingja të cilët kur nuk i mjaftonin a nuk u’a jepnin banorët u hakmerrej në fëmijë etj. Stërgjyshet, gjyshet e më rrallë nënat tona në Luginë të Preshevës, në mbrëmje për t’i qetësu fëmijët që të flenin, derisa i zinte gjumi ua tregonin në formë përralle.
II. Shën Gjergji si hyjni parakrishtere lidhet ngushtë me bujqësinë, pranverën, frutshmërinë, pllehshmërinë. Në Greqinë antike por edhe tek Ilirët duke patur shumë hyjni, një ndër to ishte edhe ajo që i takonte bujqëve. Kuptimi i emrit Gjergj nga greqishtja antike domethënë bujk. Dita e ringjalljes së natyrës ishte dita e Pranverës, kur shënohej dita e mugullimit të natyrës, e që simbolizonte ringjalljen e “jetës” pas “vdekjes” që simbolizonte dimri. Rite dhe botëkuptime të tilla ende në mbamendjen popullore të bujqëve trashëgohen edhe në Luginë të Preshevës, edhe pse i kanë fuzionuar edhe me mitologji, me fe( Shën Gjergjin e vrarë më 303), por edhe me Shën Gjergj Kastriotin. Prandaj bujqit e dalluar në Luginë të Preshevës, me rastin e kësaj feste, bëjnë disa dhjetëra rite të veçanta që lidhen me bujqësinë, blegtorinë, kurse nëna po ashtu bënë disa rite që i takojnë asaj, në lidhje me bujqësinë dhe blegtorinë, e që të dyja këto, kanë për qëllim mbarësinë, plleshmërinë dhe gëzimin e atyre fruteve bujqësore e blegtoriale.
III. Shën Gjergji i Kapadokisë, edhe për të pak ka informacione, por dihet që lindi rreth vitit 275, nga nëna e babai të krishter. Ishte ushtar në ushtrinë romake, kundër të cilës u rrebelu, në mbrojtje të të krishterëve që persekutoheshin nga kjo perandori pagane, e që u martirizu më 23 prill 303. Pak vite më pas, më qershor 313 me Ediktin e Milanos, Perandoria Romake nën perandorin romak me origjinë Ilire Konstandinin e Madh nga Nishi, bëri marrëveshjen që me dashamirësi të trajtohen të krishterët, kurse në vitin 380 me Ediktin e Selanikut bëhet fe zyrtare e kësaj Perandorie. Në kujtim të këtij shenjti, disa Kisha të vjetëra, të shekujve IV deri VII, deri më sot janë trashëguar në Luginë të Preshevës.
Më pas lind një mit-legjendë gjatë shekullit V, në lidhje me këtë shenjtë, të cilit i atribuohet Shën Gjergji mitologjik, por në këtë rast zakonisht paraqitet gjarrpëri e jo dragoi ose kulshedra. Gjarrpëri në mësimet fetare krishtere simbolizon të keqen. Ikona e parë në lidhje me Shën Gjergjin që vriste me shtizë dragonin ishte nga Vinica, në Maqedoni, që është afër Luginës së Preshevës. Kalorësia europiane gjithë kohën e patën Pajtorë dhe Mbrojtës të tyre.
IV. Shën Gjergj Kastriotin në kujtesën e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës është tejet e theksuar. Duke qenë se Lugina e Preshevës ishte në nyjën e lashtë të rrugëve Morava-Vardar, bënë që mitet, legjendat, hyjnit, kujtimi dhe nderimi për shenjtërit, të jenë arrinin më shpejt. Po ashtu me rastin e Kthimit për në Krujë të Gjergj Kastriotit me 300 luftëtarë, Lugina e Preshevës kishte fatin që t’i mirëpresin në nëntor 1443.
Vetëm në fshatin Rahovicë, pa përfshirë edhe vendbanimet tjera deri në Vranjë, që janë të stërmbushura me toponime, arkefakte, rrëfime-gojdhana, mitologji, histori dhe objekte fetare iliro-dardane të konvertuara përdhuni më pas në sllavo-ortodokse etj, janë të shumta që i kushtohen Shën Gjergjit. Kisha katolike e ndërtuar rreth viteve 1400 në fshatin Rahovicë( e konvertuar në kishë ortodokse serbe më 1990/1992) dhe Manastiri i Skenderbeut, bashkë me Kishat e vjetëra ilire( dy të tilla që i japin gojëdhanat të ndërtuara në shekujt IV dhe V apo edhe më të hershme), pastaj “Guri i Skenderbeut” ndryshe është opidiumi dardan “Kacipupi”, “gjurma e kalit të Skenderbeut”, “sofra dhe kampi i Skenderbeut”, “kampi i ushtrisë së Skenderbeut”, “rrugën e Skenderbeut”, “Prroi i Markut”, “Krroi i keq” etj. Për të gjitha këto, jepen legjenda dhe janë përcjellur gojëdhana etj.
Duke qenë se në vazhdimësi Lugina e Preshevës ishte e lidhur ngushtë me Shën Gjergjat, e veçmas vulë përfundimtare i dha Gjergj Kastrioti, e që bëri deri më sot të ndikojë në ruajtjen e vendit, kombit dhe fesë.
Edhe pse autoritetet pushtuese serbe që me kolonizimin e kësaj pjesë më 16-18 tetor 1912, filluan tjetërsimin e Kishës dhe Manastirit të Rahovicës së komunës së Preshevës. Popullata shqipëtare këto i emërtoi në nderim të Shën Gjergj Kastriotit që nga nëntori 1443, derisa sot mund të vërehet që në shkrimet e historiografëve serb aludojnë në Shën Gjergjin e Kapadokisë, derisa emërtimin zyrtarë e kishte Kisha e Artilevës (sllavizuar Arhilevica).
(Autori është i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin, komuna e Bujanocit. Ky shkrim është shkeputur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!)