• Today is: Sunday, November 24, 2024

LDK THOTË I KA NUMRAT PËR TË BËRË QEVERINË

fakti
April28/ 2020

Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, javën që lamë pas ka dhënë dritën jeshile se cilado parti apo koalicion që arrin ta bëjë shumicën në Parlament do të merr mandatin për formimin e Qeverisë. Mirëpo, këto veprime të presidentit Thaçi mund të hyjnë në sferën e tejkalimit të kompetencave të tij. Kështu ka vlerësuar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

 

Prishtinë, 28 prill – Lidhja Demokratike e Kosovës brenda dy ditëve pritet të zyrtarizojë koalicionin me AAK-në, Nisma-në, AKR- në dhe minoritetet për të formuar qeverinë.

Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas përfundimit të takimit të deputetëve me kryetarin, Isa Mustafa.

Gashi tha se momentalisht i kanë 64 vota, sipas tij matematikisht i kanë rreth 64 vota.

Sa i  përket mundësisë që LVV-ja të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, Gashi  tha se letra e presidentit nuk ka bazë juridike, por sa i përket dekretit është e drejtë e kujtdo që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Arben Gashi për Vjosa Osmanin

Arben Gashi ka thënë se të gjithë deputetët e këtij subjekti ishin të ftuar në mbledhjen e sotme të thirrur nga kryetari i tyre Isa Mustafa.

Ai tha se në mesin e tyre e ftuar ishte edhe Vjosa Osmani, por që për shkak të agjendës së saj të ngarkuar është bërë e pamundur pjesëmarrja e saj në këtë takim të Grupit Parlamentar, njofton Klan Kosova.

“Të gjithë deputetët, përfshirë edhe zonjën Osmani ka qenë e ftuar në mbledhje”.

”Besoj ka qenë diçka e zënë sepse do të ishte e pranishme”.

Abrashi për mospjesëmarrjen e Osmanit në takim: Ishte e ftuar, besoj se ishte e zënë

Veprime të presidentit Thaçi mund të hyjnë në sferën e tejkalimit të kompetencave

Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, javën që lamë pas ka dhënë dritën jeshile se cilado parti apo koalicion që arrin ta bëjë shumicën në Parlament do të merr mandatin për formimin e Qeverisë. Mirëpo, këto veprime të presidentit Thaçi mund të hyjnë në sferën e tejkalimit të kompetencave të tij.

Kështu ka vlerësuar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

Ai për Telegrafin ka thënë se partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje deri tani nuk e ka konsumuar të drejtën e saj për formimin e Qeverisë.

“Në vazhdimësi e kemi potencuar se Presidenti i Republikës nuk duhet të ndërmarr veprime procedurale pa u shtjerrë të gjitha mundësitë nga partia fituese e dalë nga zgjedhjet e 6 tetor 2019, lidhur me formimin e qeverisë. Kushtetuta por në mënyrë të qartë, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014, në kuptim të interpretimit të nenit 95 të Kushtetutës, lidhur me përfaqësimin e vullnetit të popullit, respektivisht atë që ky aktgjykim e përmend respektimin e zërit të popullit, i cili përfaqësohet nga partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. Deri me sot, partia fituese nuk ka konsumuar të drejtën e saj të garantuar me Kushtetutë dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për të formuar qeverinë”, deklaroi ai.

Miftaraj shtoi më tej se veprimet e presidentit për të tejkaluar partinë fituese mund të hyjnë në sferën e tejkalimit të kompetencave të tij.

“Në këtë drejtim, veprimet e Presidentit të Shtetit për të tejkaluar partinë fituese dhe pa marr një opinion nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë situatë apo lidhur me qartësimin e afatit ligjor se deri kur mund të pritet partia fituese për të formuar qeverinë, mund të hyjë në sferën e tejkalimit të kompetencave dhe autorizimeve nga Presidenti”, tha ai.

Tutje, Miftaraj tha se në situatën në të cilën gjendet Kosova, Gjykata Kushtetuese nuk mund të iu ikë përgjegjësive  dhe do të duhej ta luante rolin e saj.

“Edhe përkundër, faktit se Gjykata Kushtetuese ka marr qëndrim se nuk do të interpretoj situata hipotetike lidhur me kërkesat për interpretim të Kushtetutës, rasti konkret apo situata në të cilën gjendet sot Kosova lidhur me paqartësitë për formimin e qeverisë, është ndër rastet kur Gjykata Kushtetuese nuk mundet të iu ik përgjegjësive të saj. Dhe do të duhej të luante rolin e saj kushtetues nëse do të kishte vullnet politik nga Presidenti i Republikës për të qartësuar procedurën e formimit të qeverisë së Kosovës”, deklaroi ai./ Gazeta FAKTI