• Today is: Sunday, November 24, 2024

PAS CORONËS VJEN URIA!

fakti
April28/ 2020

Drejtori i World Food Programm, David Beasley e përshkruan këtë si “krizën më serioze që nga lufta e dytë botërore”. Gjatë raportimit të tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ai kishte kërkuar falje që do të flasë shumë hapur mbi gjendjen aktuale dhe parashikimet për të ardhmen e afërt mbi furnizimet me produktet bazë ushqimore.

 

“Në muajt në vazhdim do të kemi disa kriza urie me përmasa biblike dhe e vërteta është që nuk kemi shumë kohë për të vepruar”, citohet David Beasley nga Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).
Në dy vitet e fundit për shembull vetëm në Azi për shkak të ndryshimeve klimatike, thatësisë dhe përhapjes së sëmundjeve të kafshëve çmimet e produkteve bazë ushqimore janë ngritur për 16 deri 18%. Në disa shtete të Afrikës gjendja është edhe më keq.

Pasi që të varfërit detyrohen të paguajnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre për ushqim, kjo shtresë edhe do të atakohet më shumë se sa shtresa e mesme dhe të pasurit.

Sipas ekspertëve të Programit Botëror të Ushqimit (WFP), një nga skenarët e mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve është ai që “kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe sëmundshmëria e rritur do të zvogëlojë punën dhe prodhimin në sektorin e bujqësisë dhe kjo automatikisht çon te ngritja e çmimeve të produkteve bazë ushqimore. Dhe ky është vetëm fillimi i një spiraleje, pasi që si pasojë e prodhimit të zvogëluar shtetet do të vendosin barriera proteksioniste dhe taksa njëra-tjetrës dhe kjo do të ndikojë në rritjen e mëtutjeshme të çmimeve.
Më së shumti nga këto masa do të pësojnë vendet që importojnë produktet bazë ushqimore. Ndërsa krizat do të përkeqësohen në momentet kur edhe vendet e mëdha importuese fillojnë të bëjnë tregti paniku për të krijuar rezerva nga frika e mungesës së produkteve bazë ushqimore dhe kjo pastaj do të ngrisë edhe më shumë çmimet e tyre”.

Për këtë arsye shumica e qeverive në botë kanë filluar që tani të përgatiten për më të keqen duke i rishikuar rezervat shtetërore./Gazeta FAKTI