“Parlamenti mund të kthehet vetëm në zgjedhjet e ardhshme dhe qytetarët mund ta bëjnë këtë”, ka thënë kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.
Shkup, 28 prill – Një iniciativë e LDSDM-së për konvokimin e mbledhjes së Parlamentit të shpërndarë, ka hap debat të gjerë në mesin e forcave politike në Maqedoni.
Një përgjigje mbi këtë çështje, mbrëmë ka dhënë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në një emsion televiziv të Tv 21. Ai shpjegoi procedurën e rindërtimit të Kuvendit, pasi që LSDM-ja paraqiti një iniciativë, por ai tha se nuk kishte mundësi për një gjë të tillë.
“Parlamenti mund të kthehet vetëm në zgjedhjet e ardhshme dhe qytetarët mund ta bëjnë këtë”, tha Xhaferi.
LSDM paraqiti iniciativë me të cilën dëshironte të rikthente Parlamentin, por ajo nismë u refuzua nga VMRO-DPMNE.
Pasi Kuvendi të shpërndahet, ajo nuk mund të jetë në seancë dhe nuk ka mandat të mbajë mbledhje, konsideron deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, duke komentuar nismën e LSDM-së për rikonstituimin e Kuvendit.
“Derisa është në fuqi vendimi për vetshpërndarje të Kuvendit me 108 vota ‘për’, askush nuk mund, me iniciativën ose dëshirën e tij ta konstituojë ose rikonstruktojë Kuvendin, pa marrë mandat nga qytetarët në zgjedhje”, thotë Milloshoski.
Ai në një emsion televiziv ka thënë nëse Kuvendi mban mbledhje përsëri, do të shërbejë si paravan për legalizimin e të gjitha dekreteve të Qeverisë që, sipas tij, LSDM-ja dhe BDI i kanë sjell gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa nuk kanë lidhje me gjendjen e tillë.
Socialdemokratët ndjehen të zhgënjyer nga përgjigjja e kryetarit të Kuvendit se thirrja e seancës paraqet puç. Nënkryetari partisë në pushtet, Kosta Petrov në emisionin200 thotë se për zgjedhje mund të flitet vetëm pas kalimit të krizës shëndetësore.
Pritej përgjigja e Xhaferit për disa ditë dhe ai vendosi të përgjigjet përmes mediave dhe jo me shkrim ashtu siç e parashikon Rregullorja. Neve si subjekt sigurisht që e pranojmë vendimin e tij dhe neve nga ana jonë bëmë çka mundëm duke i shfrytëzuar të gjitha mundësinë. Kjo iniciativë kishte vetëm një qëllim kryesor dhe ai ishte mekanizmi më i mirë kontrollues dhe puna më e lehtë e Qeverisë – deklaroi Kosta Petrov, nënkrytar i LSDM-së.
Vendimin e kryetarit të Kuvendit e mbështet VMRO-DPMNE-ja për të cilën seancën e Kuvendit mund ta thërrasin vetëm qytetarët në zgjedhjet e ardhshme.
Qëndrimi ynë për këtë tentativë jo kushtetuese e përbërjes së kaluar parlamentare e kemi thënë dhe po e them: Kjo përbërje është e kaluar dhe mandati i deputetëve ka përfunduar që kur është votuar shpërndarja. Vetëm populli në zgjedhje mund ta kthej Parlamentin dhe ta mbushë sallën me deputet – u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Artan Grubi nga BDI, nga ana tjetër, konsideron se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, afatet zgjedhore do të vazhdojnë. Për nismën e LSDM-së, sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhet të prononcohet Gjykata Kushtetuese.
“Gjithçka varet absolutisht nga shëndeti publik dhe pandemia. Të gjitha planifikimet dhe data varen nga menaxhimi me koronavirusin. Ne nuk po themi që të mos konvokohet Kuvendi, por që Gjykata Kushtetuese të vendos për kërkesën e LSDM-së. Kjo nismë, e cila na befasoi dhe është e njëanshme, duhet të paraqitet deri tek Gjykata Kushtetuese dhe duhet ta shohim qëndrimin”, deklaroi Grubi. /Gazeta FAKTI