• Today is: Sunday, November 24, 2024

Ja 10 gjërat që na mëson vepra e Yuval Noah Hararit

fakti
April27/ 2020

Yuval Noah Harari është një prej mendjeve më me ndikim të epokës tonë. Autori i tre librave më të shitur të momentit në mbarë botën, “Sapiens”, “Homo Deus” dhe “21 leksione për shekullin e 21” ka ndërtuar një diskurs të jashtëzakonshëm për të shkuarën dhe të ardhmen tonë si shoqëri njerëzore, i cili është përqafuar nga njerëzit, ashtu siç edhe nga ngritur shumë debate në botën akademike, shkencore, universitare, dhe më gjerë.

 

Duke qenë me profesion historian, Harari ka bërë një analizë të thellë sapiens-it përgjatë evoluimit të tij tek “Sapiens”, duke e parë atë në tre etapa të rëndësishme të jetës së tij: revolucioni konjitiv (njohës), revolucioni agro-kultural dhe revolucioni industrial. Qenia njerëzore ka aftësi për të trilluar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin më mirë se askush tjetër, prandaj sot sapiensi posedon një fuqi të jashtëzakonshme.

Ndërsa libri “Homo Deus” ndërton një perspektivë për botën në vitet dhe dekadat në vijim, duke u fokusuar tek fuqia e teknologjisë dhe posedimit të të dhënave. Libri më i fundit i këtij autori, “21 leksione për shekullin e 21” ngre çështje të cilat janë sfidat më të mëdha të epokës që po jetojmë aktualisht si, mjedisi, punësimi, edukimi, teknologjia, emigracioni, bota shpirtërore, etj.

Kushdo që ka lexuar këto tre libra ka mësuar shumë prej këtij mendimtari. Pas leximit çdokush arrin që të shoh gjithnjë e më qartë botën që na shfaqet para sysh me ndryshimet e mëdha dhe sfidat e mëdha që na shtron secilit prej nesh, përfshirë edhe ato që po kalojmë në këto momente, shkruan Leximtari.al

harari-1

Prandaj, ne kemi përzgjedhur 10 gjërat kryesore që adreson për ne  vepra e këtij filozofi dhe historiani të shquar të epokës tonë, referuar edhe leximeve dhe rekomandimeve që janë dhënë për tri veprat e tij:

  1. PËRSHTATU!

 Revolucionet që po ndodhin në tregje dhe në çdo fushë të jetës, zhvillimet teknologjike, futja e Inteligjencës Artificiale, etj., e bëjnë shumë të vështirë përshtatjen e qenies njerëzore me këtë mjedis në ndodhet në ndryshime të vrullshme. Çfarë do të ndodhë me botën tonë pas 10 vjetësh? Po pas 20 apo 30 vitesh? Pyetja më e ndërlikuar është e natyrës psikologjike: A kemi aftësi për tu përshtatur me këto ndryshime! Gjëja më e mirë është që të investojmë në inteligjencën emocionale, në ekuilibrimin mendor dhe në disa aftësi të tjera si: si të përshtatemi me ndryshimin, si të përvetësojmë aftësi të reja, etj.

  1. PËRBALLU ME DËSHTIMIN!

Dështimi është pjesë e pandarë e jetës tonë. Por, ajo çfarë është e rëndësishme është forca për tu ngritur sërish dhe për të ecur përpara. Është tamam si të jesh para një provimi. Nëse je ngelës, duhet ta provosh sërish që ta kapërcesh këtë fazë për të ecur përpara.

  1. JI NJË HISTORI-TREGUES (STORYTELLER)!

Për fatin tonë të mirë apo të keq, ne mendojmë duke u bazuar mbi historitë që dëgjojmë, shohim apo lexojmë. Këtu ngrihen një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me diskursin njerëzor: Si ti shpjegojmë publikut se çfarë po ndodh? Çfarë duhet të bëjmë?

Shkencëtarët mendojnë bazuar mbi faktet, numrat, statistikat, ekuacionet, grafikët. Nëse ju doni të kuptoni, për shembull, se çfarë po ndodh me ndryshimet klimaterike, do t’ju duhet një histori.

Historitë e mira krijojnë një botë shumë të mirë, prandaj është përgjegjësi e të gjithëve që të ndërtojmë një histori; pse jo edhe e poetëve, shkrimtarëve, dramaturgëve apo historianëve.

Historitë problematike, krijojnë një botë botë problematike. Aftësia e qenies njerëzore për të krijuar fiction është një nga arritjet e jashtëzakonshme që kemi ne si specie. Dallimi ynë si njerëz me kafshët është se ne e krijojmë këtë lloj fictioni ndërsa kafshët nuk janë të afta për ta bërë një gjë të tillë.

  1. NJIH VETVETEN!

 Disa njerëz përpiqen ta njohin veten përmes terapisë, disa përmes meditimit, të tjerët përmes artit, disa përmes sportit, si alpinizmi. Ka shumë mënyra për ta bërë një gjë të tillë. Nuk është e domosdoshme të futësh në punë intelektin, sepse nuk është si të lexosh një artikull rreth shkencës së trurit. Prandaj, është një aftësi demokratizuesem apo edhe një detyrim, që të njohësh vetveten. Nëse ju do ta njihni veten tuaj më mirë, do të jetë më e lehtë për t’i njohur edhe të tjerët. Nëse ju nuk e njihni veten, ju i injoroni apo i keqtrajtoni të tjerët. Duke e njohur veten tuaj më mirë do të keni më shumë lehtësira për veten dhe do të jeni më i vlefshëm për shoqërinë.

  1. PRAKTO MEDITIMIN!

 Unë e praktikoj meditimin Vipasana për të parë më qartë realitetin që më rrethon, për të qenë në gjendje që të kuptoj se çfarë është realiteti, çfarë është duke ndodhur tani, në këtë moment. Nuk është ndonjë lloji riti fetar për të njohur këtë fuqi apo atë fuqi; ky lloj meditimi është një proces vëzhgimi se çfarë po ndodh realisht tani, pa u përpjekur për të ndryshuar asnjë histori, apo pa ndryshuar asnjë mënyrë të vepruari. Kjo është thjeshtë një mënyrë e të vëzhguarit të trurit tonë, të vetes tonë. Ky nuk është vëzhgim i Zotit apo i shpirtit.

Pra, përmes meditimit ne e vëzhgojmë realitetin ashtu siç është: Ajo çfarë është e magjishme, është se kur ne meditojmë, mendja shkon menjëherë larg, tek disa histori, fantazi, kujtime. Shumë njerëz e keqkuptojnë meditimin. Meditimi është një mjet për të përftuar të gjitha llojet e përjetimeve të veçanta. Përfitimi më i madh i meditimit është se ti merr njohuri në mënyrën më të zakonshme e natyrale prej mendjes dhe trupit për të njohur urrejtjen, dhimbjen, gëzimin, inatin, etj.

  1. MERRU ME SPIRITUALIZËM!

Spiritualizmi është një mënyrë për të zvogëluar përmasën e dhimbjes që përjetojmë sot nëpër botë. Ju nuk keni nevojë të besoni në këtë Zot apo në atë Zot për të vepruar në mënyrë të moralshme; ju keni nevojë për të pasur një përqasje të thellë ndaj vuajtjes.

Spiritualiteti dhe besimi janë përgjithësisht dy gjëra të ndryshme: Spiritualiteti ka të bëjë me çështjet që ngremë ndërsa besimi është një përgjigje që ne zgjedhim të marrim përmes tij. Spiritualiteti ka të bëjë me faktin kur shtrojmë çështje të mëdha si çfarë është vetëdija, apo cili është kuptimi i jetës, kush jam unë dhe kështu me radhë.

Besimi është përgjigja. Pra, kur dikush thotë se kjo është përgjigja: Ju duhet ta besoni këtë në rast të kundërt do të digjeni në ferr. Në shekullin e 21 ka nevojë për më shumë spiritualitet se kurrë më parë sepse shumë çështje spirituale ap filozofike po bëhen gjithnjë e më shumë çështje praktike. Për shembull, cili është kuptimi i humanitetit? Kjo ka qenë prej mijëra vjetësh çështje e shtruar nga bota e mendimit dhe filozofisë. Përmes shkencës po bëhet e mundur ri-inxhinieringu i qenies njerëzore, duke kapërcyer kufijtë e species tonë, prandaj është e rëndësishme që të merremi edhe me këto çështje. Pikërisht për këtë arsye unë mendoj se sot kemi nevojë më shumë se dje, për filozofët, spiritualistët apo ekspertët e këtyre fushave.

  1. STUDIO FILOZOFI!

Çështje të tilla si kuptimi i njerëzores apo vullneti kanë qenë pjesë e angazhimit të filozofëve për mijëra vjet, por që nuk kanë pasur impakt të madh tek njerëzit e zakonshëm. Por, këto çështje sot po bëhen probleme praktike të jetës tonë, të botës që na rrethon, të politikës, të shkencave inxhinierike, etj. Kjo është koha e filozofëve, historianëve, dhe e ekspertëve të shkencave të tjera humane. Këto janë çështje urgjente për botën tonë. Ndoshta për filozofët jo edhe aq, sepse ata kanë mijëra vjet që merren me këtë punë, por për inxhinierët janë çështje tejet urgjente: Ju sot, ose në të ardhmen e afërt, do të duhet të vendosni menjëherë për disa çështje etike apo filozofike.

  1. LEXO SHUMË LIBRA!

Sigurisht, nëse një libër nuk ju mëson një gjë interesante që në 10 apo 100 faqet e para të tij, mund edhe ta lini atë, por ka me qindra e me mijëra libra të mrekullueshëm që ju duhen gjatë udhëtimit të jetës tuaj. Ato mund të jenë nga fushat e filozofisë, historisë, biologjisë, ekonomisë, mund të jenë romane, etj. Duke lexuar shumë libra, ju mund ta njihni veten, për rrjedhojë mund të njihni të tjerët apo periudhat e të kaluarës më mirë se askush tjetër.

  1. ZHVILLO AFTËSITË TUAJA SOCIALE!

Kur ne shohim shoqëritë, shtetet, organizatat apo instituticionet ne kemi perceptime të gabuara për mënyrën sesi ato janë të organizuara. Zakonisht, fuqia sociale varet nga aftësitë tona sociale për të ndërtuar aleanca, aftësi për të arritur kompromise me aleatët potencialë, aftësi për të kuptuar se çfarë mendon tjetri, për të arritur marrëveshje apo respektuar rregullat.

  1. GJEJ MISIONIN TËND!

Të gjithë duam të jemi më të qartë në atë që po ndodh sot në botë. Ne shohim sesi opinioni publik është i fokusuar në shumë çështje të gabuara, esktremisht të ndërlikuara apo të paqarta. Njerëzit lundrojnë një një sasi të pallogaritshme informacioni, por e kanë të vështirë të gjejnë kuptimin. Secili prej nesh duhet të përpiqet që të gjejë kuptimin e gjërave të jetës së tij. Nuk ka rëndësi nëse njerëzit janë dakord apo ju me idetë apo zgjidhjet tuaja. Gjëja më e rëndësishme është që të jemi dakord për çështjet që ngremë bashkërisht.

Në shekullin e 21 kemi tri sfida madhore: armët bërthamore, ndryshimet klimaterike dhe problemet teknoligjike dhe këto duhet të jenë tre çështjet më të rëndësishme në agjendën e politikës të cdo vendi.

harari-4

Ne nuk e dimë se cila do të jetë e ardhmja, por mund të ndikojmë sesi do të jetë ajo përmes veprimeve apo mosveprimeve tona.
Tre librat e Yuval Noah Hararit i gjeni tek platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al./ Gazeta FAKTI

bota-sipas-yuval-noah-hararit