Presidentti amerikan Doland Trump dhe homoligu i tij francez Emanuel Makron gjatë një bisede telefonike u pajtuan për domosdoshnmërinë, siç thanë ata, të reformimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jud Dir, i cili përmes Twiterit njoftoi se të dy liderët biseduan mbi “zhvillimet pozitive në luftën kundër pandemisë së virusit korona dhe mbi mundësinë e hapjes së sërishme të ekonomisë botërore”.
Trump paraprakisht e ka stopuar financimin e OBSH, duke e akuzuar se nuk e ka menaxhuar si duhet pandeminë dhe i ka promovuar “dezinformatat kineze” mbi virusin korona./ Gazeta FAKTI