• Today is: Sunday, April 28, 2024

PASOJAT E PANDEMISË, ÇDO GJERMAN DO TË JETË MË I VARFËR PËR 2700 EURO

fakti
April27/ 2020

Çdo qytetar në Gjermani pritet të jetë më i varfër të paktën për 2700 euro për shkak të efekteve negative ekonomike nga përhapja e viurist korona.

Ky është parashikimi i drejtorit të Institutit të ekonomisë botërore me seli në Kil, Gabriel Felbermajer, sipas të cilit kjo shumë mund të ngritet në 3500 euro, nëse punët shkojnë keq, shkruan gazeta Bild.

Për dallim nga qeveria gjermane e cila vlerëson se ekonomia e këtij shteti do të ketë rënie prej 6,3 për qind, Felbermajer ka një parashikim më të zymtë – prej 10 për qind rënie të ekonomisë gjermane.

„ Duhet ta kuptojmë seriozisht dimensionin ekonomik të krizës”, tërhoqi vërejtjen ai./ Gazeta FAKTI